0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

10 Këshilla si t’i parandalojmë shumicën e infeksioneve

Më të lexuarat

Mund të ju duket detyrë e frikshme që të mbash vetën dhe të dashurit tuaj larg infeksioneve. Përveç atyre mënyrave që deri tash gjithë i dimë – të rrimë larg atyre që u shkojnë hundët dhe kolliten pandërprerë – ndoshta pyet vetën se cilat janë disa mënyra praktike tjera që të mos infektoheni. Lëkura juaj vepron si një barrierë natyrale kundër mikrobeve të dëmshme që shkaktojnë infeksione, por disa virus të mençur kanë gjetur rrugë alternative që të futen në trupin tuaj dhe shkaktojnë infeksione. Duke bërë disa ndryshime të thjeshta të sjelljeve (që përfundimisht zvogëlon qasjen e tyre në trupin tuaj), ju me lehtësi parandaloni shpërndarjen e shumë sëmundjeve infektive.

Ja ku ke listën e 10 këshillave si ti parandalojme infeksionet:

1. Pastro duart shpesh

A e ke ditur se mikrobet mund të jetojnë në sipërfaqe inerte prej disa minuta e deri në disa muaj? Imagjino këto mikrobe sëmundje shkaktues duke jetuar në tastierën e kompjuterit tuaj, orën e dorës, apo edhe në dorëzat e dyerve në shtëpi!

Çuditërisht, shumica e njerëzve nuk e din se si është mënyra më e mirë e pastrimit të duarve. Rekomandohet që duart të pastrohen fortë me sapun dhe ujë për së paku 20 sekonda dhe të thahen (fshihen) me peshqir letre e cila më pas hidhet. Në mungesë të ujit mjafton të keni gel nga alkooli higjienik (mjekesor) apo edhe lecka të lagëta me përmbajtje alkooli, por mos harro asgjë nuk zëvendëson sapunin me ujë. 

2. Mos ndaj me askënd gjërat personale

Brusha e dhëmbëve, peshqiri, brisqet e rrojës, mindil, dhe prese e thonjve që të gjitha janë dhe mund të jenë burime të agjentëve infektues (baktere, virus dhe kërpudha (fungji)). Në çerdhe fëmijësh aty ju është mësuar ti ndani lojërat me tjerët, por kjo nuk vlen tash për këto gjëra personale që përmendëm!

3. Mbulo gojën kur kollitesh apo teshtin

Në mënyrë të njëjtë, higjiena e mirë personale përfshin jo vetëm pastërtinë tuaj por gjithashtu edhe të moçmen praktik të mbulimit të gojës kur kollitesh dhe teshtin. Pse është kjo me rëndësi nëse nuk je i sëmurë? Për shumicën e infeksioneve mikrobet sëmundje shkaktues veç ka filluar të zhvillohet dhe ndahet shumë para se simptomat të shfaqen. Kollitja apo teshtitja mund ti shpërndaj këto mikrobe në ajër përmes pikave mikroskopike. Rekomandimi i tashëm është që në vend se të kolliteni apo teshtini në duart tuaja të mbuloni gojën me krahun apo mëngët tuaja, ose tërheq jakën e fanellës dhe kollitu ose teshtij brenda.

4. Vaksinohu

Sistemi Imunitetit tuaj është i dizajnuar të mbaj mend infeksionet e mëparshme. Kur trupi juaj takon një mikrob që më parë ka shkaktuar infeksion, nxitet të përmirësoj prodhimin e rruazave të bardha të gjakut dhe antitrupa për të parandaluar infeksionin për të dytën herë. Kështu pra duke u vaksinuar ju shtyni trupin tuaj të mendoj se është infektuar nga një mikrob duke e nxitur që të përmirësoj masat mbrojtëse kundër infeksionit të mundshëm.

5. Përdor praktika të sigurta gatimi

Sëmundjet e shkaktuara nga ushqime shpesh janë rezultat i përgatitjes së dobët të ushqimit dhe mënyrave të ngrënies. Mikrobet lulëzojnë gati në të gjitha ushqimet e bile akoma më shumë në ato ushqime që lihen në temperaturë dhome. Ftohja ngadalëson apo ndalon krejtësisht shumimin dhe rritjen e shumicës së mikrobeve kështu që shpejt brenda 2 orëve fut në frigo ushqimet pas përgatitjes. Përdor dërrase për copëtimin e mishit dhe një tjetër për copëtimin e perimeve dhe pastroj shpesh e mos harro të pastrosh mirë të gjitha pemët dhe perimet para ngrënies.

6. Bëhu udhëtar i mençur

Sëmundjet infektive lehtë mund të merren gjersa  udhëtoni. Nëse destinacioni juaj është një vend ku uji është dyshimtë atëherë sigurohu të përdorësh burime uji për pirje dhe pastrim dhëmbësh nga uji në shishe. Ha ushqime që janë përgatitur mirë dhe shmang frutat dhe perimet e pa përgatitura.

7. Praktiko marredhenie intime të sigurta

Semundjet seksualisht te transmetueshme dhe infeksionet e rrugeve urinare ndoshta janë nga ato infeksione që më së lehti parandalohen. Duke u bërë të mençur rreth marrëdhënieve intime të sigurta ndërmjet bashkëshortëve derisa të kaloj infeksioni tek të dytë (përdorimi prezervativit), mund të parandalohet transferimi i baktereve dhe viruseve infektiv nga njëri bashkëshort tek tjetri.

8. Mos gërryej hundën, mos prek gojën e as sytë

Jo vetëm që kjo është tabu sociale por gjithashtu shpien drejt shpërndarjes së një numër infeksionesh. Shiko përreth dhe shumë nga ata që shikon kanë duart diku në fytyrë. Shumë mikrobe preferojnë ambientin e ngrohtë dhe lagësht në hundë e gjithashtu edhe sipërfaqet e mbuluara me mukozë siç janë sytë dhe goja. Infeksionet lehtë mund të parandalohen duke shmangur prekjen e këtyre vendeve.

9. Kujdes me shtazët

Infeksionet që barten nga shtazët tek njerëzit quhen “sëmundje zoonotike” dhe janë më të zakonshme se sa shumë njerëz mendojnë. Nëse ke kafshë shtëpiake sigurohu që ti kontrollosh me rregull dhe vaksinoj me kohë. Mbaj fëmijët e vegjël larg jashtëqitjeve të kafshëve (e kuptueshme nuk lipset të thuhet). Disa kafshë endacake mund të bartin sëmundje si gripi zogjve, tërbimi apo edhe pleshta dhe rriqra që shpërndajnë sëmundjen Lyme. Bëj vendin rreth shtëpisë tuaj të pakëndshëm për brejtësit dhe shtazët endacake duke eliminuar vendet ku mund të fshehën apo bëjnë fole. Mos harro ti edukosh fëmijët tuaj që të bëjnë kujdes kur takojnë shtazë endacake, mos ti prekin e luajnë me to.

10 Përcjell lajmet

Kuptimi i mirë i ngjarjeve të tanishme të ndihmon të marrësh vendime të mira rreth udhëtimit dhe aktiviteteve tjera rekreative. Për shembull, shpërthimi i gripit të shpezëve në Azi duhet të bëj të mendosh dy herë rreth udhëtimit tuaj që ke planifikuar. Raportet e fundit rreth përhapjes së Virusit Të Nilit Perëndimor duhet të ju shtyj të gjeni dhe sillni me vete zmbrapsë (neveritës) mushkonjash në at vend ku udhëton! Është lajmëruar salmonella në domate? Është e thjesht, mos ha domate. Besoj se kuptove se çka donim të thoshim deri tash.

Këto pra ishin 10 këshilla që duhet ti keni parasysh se si ti parandalojme infeksionet, si mos ti marrim dhe mos ti shpërndajmë. Keni edhe ju ndonjë tjetër që nuk është përmendur në këtë artikull? Na trego në komente.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit