2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

10 këshilla kundër verës së nxehtë

Më të lexuarat

Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë disa këshilla për të përballuar temperaturat e larta që kanë pushtuar vendin tonë këto ditet e fundit. Sipas tij, qytetarët duhet të marrin masa për të mbrojtur shëndetin e tyre nga i nxehti.

Ja çfarë u rekomandojnë popullatës ekspertët e ISHP.

Daljet nga ora 11-17 duhet të evitohen. Nese duhet te dilni per pune përdorni kapele, syze dielli dhe kremra mbrojtës.

Përdorni veshje të lehta, të pambukta që të thinin djersën dhe të lejojë “frymëmarrjen” e lëkurës.

Temeperatuarën e trupit duhet ta mbani sa më të ulët, për këtë arsye duhet të freskoni shpesh duar dhe fytyrën apo të beni dush me ujë të vakët.

Mbajeni të freskët ambjentin ku punoni.

Ushqehuni shëndetshëm dhe pini sa më shumë ujë dhe lëngje.

Pakësoni sforcimet fizike dhe sportet në orët e nxehta.

Nëse udhëtoni me makinë, fillmisht hapni dyer dhe dritaret e saj që të freskohet, pastaj hipni në të.

Mbikqyrni dhe kujdesuni për personat më në risk: foshnjat 0-6 muajsh, të moshuarit, të vetmuarit, etj duke mos i ekspozuar në diell në orët e nxehta dhe duke i ndihmuar me kujdesin e përditshëm, medikamentet, pazaret, etj…

Nëse vuani nga një sëmundje kronike, këshillohuni me mjekun: për çdo ankesë, sado e vogël qoftë.

Nëse pushoni në zonat malore: mos harroni se rrezatimi diellor është shumë intensiv edhe në male, ndaj duhet të përdorni njësoj masa mbrojtëse ndaj diellit. /albeu/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit