8.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

10 fjalë për femrën muslimane

Më të lexuarat

1. Cila është brenga që ka pushtuar zemrën tënde? Cili është qëllimi që mbulon kohën tënde? A janë brenga për fenë, dëshira për t’iu bërë mirë njerëzve, mësimi i injorantëve, apo ke brenga dhe qëllime tjera?

2. Obligimin më të madh e ke namazin, andaj, t’ia kesh frikën Allahut për të. Fale namazin në kohën e duhur dhe fale në përputhje me rregullat fetare, siç na i ka mësuar i Dërguari i Allahut [alejhi salatu ve selam].

3. Hixhabi yt nuk është traditë, por adhurim, me të cilin të ka ngarkuar Allahu. Ai është i obliguar ashtu siç janë të obliguara edhe adhurimet tjera.

4. Zbukurimi yt është turpi, është kurora jote në këtë botë, andaj mos e lë anash kurrë.

5. Ku je në raport me librin e Allahut. Ka kohë që e ke braktisur.

“E i Dërguari tha: “O Zot im, vërtet populli im e konsideroi këtë Kur’an si (diç) të hedhur!” (Furkan, 30)

6. A ke dëgjuar për rrëfimin e gruas gjashtëdhjetëvjeçare, e cila vazhdon të shkojë në sesionet e mbajtjes së Kur’anit përmendësh, ndërsa ti e kalon kohën kot nëpër tregje e restorante?

7. A të ka rënë ndonjëherë ndërmend për motrat tua që janë nëpër burgjet e pushtuesve sionistë, që të paktën të bësh një dua për to?

8. Prindërit kanë nevojë për butësinë dhe mirësjelljen tënde.

9. Koha është thesari yt. Nëse e mbush me të mira, fitove të mirën, ndryshe, qortoje vetëm veten tënde.

10. Ti je faqe në histori andaj ke kujdes se çfarë do të shkruan historia për ty.

Përshtati: Sedat Islami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit