Erëzat janë shumë të dobishme për shëndetin, kanë veti relaksuese si dhe janë thelbësore në përgatitjen e disa recetave të gatimit: për të gjitha këto arsye ju leverdis t’i keni gjithmonë në kuzhinë, të freskëta për t’i përdorur në çdo kohë. Ajo që ju nuk dinit deri më sot është se ka një mënyrë shumë të thjeshtë dhe higjienike për t’i rritur në kuzhinën tuaj disa nga këto erëza.
Ja si të rrisni erëzat në ujë:
1. Fillimisht prisni një degë nga një bimë e mbjellë në tokë. Zgjidhni degët më të reja, që janë të buta dhe me ngjyre delikate. Gjatësia duhet të jetë rreth 15 cm. Shmangni gjethet që janë më afër bazës, për të lejuar që rrënjët të përhapen apo të myken në ujë.
2. Vendosni degët në një shishe qelqi dhe mbuloni pjesën ku qëndron rrënja me nastro, apo një shirit rrobe çfarëdo. Zona e hijes që krijohet do të pengojë krijimin e algave në fund, ku gjenden rrënjët, të cilat nuk duhet të ekspozohen kurrë drejtpërdrejtë në diell.
3. Zgjidhni një shishe mjaftueshëm të ngushtë për të lejuar degën të qëndrojë në këmbë, por jo shumë pasi bima duhet të “marrë frymë”.
4. Fillimisht i ndryshoni ujin vetëm një herë në javë, dhe pasi të formohen rrënjët e bardha (pas 2-6 javë) nuk do të jetë më e nevojshme ta ndryshoni.
Ja cilët janë bimët që mund t’i mbillni në këtë mënyrë:
Rozmarinë
Sagë
Mente
“Lulja e Dragoit”
Borzilok
Mendër
Rigoni
Melisa (bimë me aromë limoni)
Trumza
Stevia (barishte me gjethe të ëmbël)