1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

10 arsyet për të vizituar Kosovën

Më të lexuarat

Verës apo dimrit? Nuk është aspak problem. Kosovën mund ta vizitoni gjatë katër stinëve dhe do të impresionoheni me bukuritë e mahnitshme që ka, por edhe me njerëzit dhe me ushqimin

Kosova është e pasur me shumë bukuri natyrore, vende historike, kulturore e shumëçka tjetër. Njerëzit janë mikpritës dhe çmimet janë të volitshme, sidomos për turistët e huaj. Ushqimi gjithashtu është një tjetër arsye për të vizituar Kosovën, kurse albinfo.ch ju prezanton dhjetë arsyet pse duhet të vizitoni Kosovën.

  1. Bukuritë natyrore:Njëra nga arsyet kryesore që duhet ta vizitoni Kosovën, sidomos gjatë verës, janë bukuritë natyrore. Kosova është e pasur me shumë bukuri, si gryka e Rugovës, Bjeshkët e Sharrit, Ujëvara e Mirushës, Bifurkacioni i Nerodimes e Burimi i Drinit të Bardhë. Këto janë vetëm disa nga vendet që mund t’i vizitoni, por ka edhe shumë tjera.
Foto: Shkelzen Rexha

Foto: Shkelzen Rexha
Foto Shkelzen Rexha
Ujëvara e Drinit Bardhë – Radavc. Foto: Shkelzen Rexha
  1. Vendet e lashta historike:Shqiptarët njihen si njëri ndër popujt më të vjetër në Evropë, dhe historia e tyre është e pasur. Nëse kërkoni vende historike, atëherë nuk do të keni vështirë. Kalaja e Prizrenit apo Lidhja Shqiptare e Prizrenit janë dy nga vendet për t’i vizituar apo edhe Kalaja e Novobërdës dhe Qyteti Antik i Ulpianës.
Muzeu Etnologjik. Foto: Arben Llapashtica

Prizreni: Foto Shkelzen Rexha
  1. Hiiking:Për adhuruesit e hiikingut, Kosova është një vend ideal. Malet e shumta në Kosovë ofrojnë këtë mundësi, ndërsa gjithashtu ka shumë oferta për vendorët dhe të huajt, andaj nuk është aspak e vështirë, për më tepër është shumë e lehtë, dhe sigurisht se nuk do të zhgënjeheni.

Foto: Shkelzen Rexha
  1. Qendrat skitare:Por, nëse dëshironi të skijoni, atëherë nuk ka asnjë problem. Për më tepër, ka disa mundësi, ndër të cilat janë Qendra Skitare në Brezovicë dhe ajo në Bogë. Në Bjeshkët e Sharrit, ekzistojnë këto rajone të skijimit: Brezovica, Livadhet Mbretërore, Skarpa, Radesha, Restelica, Lybeteni, Piribegu, Maja e zezë, etj, që përfshijnë lartësinë mbidetare deri në 2522 metra.
Foto: Shkelzen Rexha
Foto: Shkelzen Rexha
Foto: Bujar Gashi
Foto: Bujar Gashi

 

Foto: Bujar Gashi
Foto: Burim Muqa
  1. Shpella e Gadimes:Është rreth 80 mijë e vjetër, dhe një nga shpellat më të bukura jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. Kristalet e saj do t’iu lënë pa frymë, por sigurisht se duhet ta vizitoni për të parë madhështinë e saj.

  1. Njerëzit miqësorë:Të gjithë turistët e huaj që vijnë në Kosovë, janë të mahnitur se sa miqësorë janë vendorët. Mikpritja është me traditë te shqiptarët dhe ndër veçoritë kombëtare. Për ta vërtetuar këtë, duhet t`i vizitoni.
  2. Toleranca fetare:Shumica në Kosovë janë myslimanë, megjithatë, toleranca fetare ka traditë disa shekullore. Problemet fetare më së paku vërehen në Kosovë. Mjafton të shkoni në qytetin në Ferizajt, ku xhamia dhe kisha ndodhen afër njëra-tjetrës.

Foto: Arben Llapashtica
  1. Çmimet e arsyeshme:Nëse jeni nga Gjermania, Zvicra, Spanja apo SHBA, atëherë, njëra nga arsyet se pse duhet të vizitoni Kosovën është se çmimet janë shumë të volitshme. Mund të kaloni për shtatë apo dhjetë ditë dhe t’i vizitoni të gjitha vendet dhe kjo nuk do t’iu rëndojë shumë kuletën tuaj.

 

  1. Ushqimet e mrekullueshme:Nëse shkoni në Kosovë, atëherë nuk keni pse të brengoseni për ushqimin. Që nga ushqimet e shpejta (fast food), pastaj picat e makaronat, por edhe ushqimet tradicionale. Nuk duhen të largoheni pa provuar ushqimet tradicionale, që janë ndër më të mirat jo vetëm në rajon edhe më gjerë. Flija, pasuli, gullashi apo pitja, janë disa nga to.

 

  1. ‘Have fun’:Nuk janë vetëm vendet historike e kulturore, por edhe vendet e shumta, ku mund të dëfrehesh gjatë qëndrimit në Kosovë.  Gjithashtu ka shumë festivale gjatë verës, dhe padyshim se nuk do të zhgënjeheni.
Foto: Arben Llapashtica
Foto: Shkelzen Rexha
Foto:Shkelzen Rexha
Ujvara e Mirushes: Foto Arben Llapashtica
Foto: Arben Llapashtica
Si të vijmë në Kosovë – Për të ardhur në Kosovë duhet të keni pasaportë valide dhe nuk nevojitet viza.
Rrugëve Ajrore – Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës ndodhet 15 km në jugperëndim të Prishtinës.
Rrugëve tokësore – Nga Shqipëria: Vërmica, Morina dhe Qafë Prushi
Nga Maqedonia: Hani i Elezit dhe Glloboçica
Nga Mali i Zi: Gryka e Çakorit dhe Zhlebi
Nga Serbia: Merdari, Dheu i Bardhë, Muqibaba, Jarinje, Gazivoda
Valuta në Kosovë – Si valutë zyrtare në Kosovë përdoret EURO
Foto: Bujar Gashi
http://www.albinfo.ch/10-arsyet-per-te-vizituar-kosoven/                                       
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit