2.3 C
Pristina
Thursday, January 9, 2025

10 aplikacione offline për bizneset në Google Chrome

Më të lexuarat

Me lançimin e versionit të ri të Google Chrome për Windows (si dhe në Chrome OS për Chromebook-ët), keni mundësi të instaloni aplikacione që funksionojnë edhe në qoftë se nuk jeni të lidhur me internetin.

Këto aplikacione funksionojnë njësoj si ato në desktop: kodi i tyre është i instaluar lokalisht në kompjuter. I hapni duke klikuar shortcut-et (ikonat) e tyre në Windows desktop apo në taskbar, ose përmes një “App launcher” (Lançuesi aplikacionesh) që ka sjellë Chrome me versionin e ri.

Mund t’i përdorni pa hapur Chrome sepse janë të projektuara për të punuar në mënyrë të ndarë jashtë shfletuesit. (PCWorld Albanian)

EMRI I APLIKACIONIT: Any.do

KOSTOJA: PA PAGESË

KATEGORIA: MENAXHIMI I DETYRAVE

Ky menaxhues detyrash ka një dizajn të pastër dhe komfort. Detyrat mund t’i shtoni në formë shënimesh dhe të vendosni alarme për t’ju njoftuar në një orë apo ditë të caktuar. Listat e detyrave sinkronizohen automatikisht me pajisjet tuaja mobile (Android dhe iOS) nëse këto të fundit e kanë të instaluar aplikacionin.

EMRI I APLIKACIONIT: Gantter Desktop

KATEGORIA: MENAXHIMI I PROJEKTEVE

KOSTOJA: $9.99

Është një alternativë ndaj Microsoft Project. Edhe pse ka më pak veçori se kjo e fundit, aplikacioni ka mjaftueshëm karakteristika për të ndjekur progresin e shumicës së projekteve. Për ta blerë duhet të paguani 9.99 $. Ndërfaqja është e ngjashme me Gantter Desktop.

EMRI I APLIKACIONIT: Gliffy Diagrams

KOSTOJA: PA PAGESË/OPSIONE ME PAGESË

KATEGORIA: DIZAJN/VIZATIM

Një aplikacion i pasur me karakteristika që ju ndihmojnë të dizajnoni plane të ndryshme në formë flowchart, hartash në formë rrjeti, organigrama dhe diagramë Veni. Ekziston edhe opsioni për të paguar për disa karakteristika më shumë, ku përfshihet integrimi me Google Drive, eksportimi i imazheve, hapësirë më e madhe në cloud, bashkëpunim online si dhe import të dokumentave Visio.

EMRI I APLIKACIONIT: Google Keep

KOSTOJA: PA PAGESË

KATEGORIA: MBAJTJE SHËNIMESH

Ashtu si edhe versioni për Android, edhe ky version për Chrome është i ndërtuar nga Google dhe ju shërben për të mbajtur shënime si dhe për të menaxhuar detyrat. Tekstin e shkruani në disa “kartolina” virtuale dhe në to mund të përfshini edhe imazhe. Çdo gjë sinkronizohet me llogarinë tuaj në Google Drive.

EMRI I APLIKACIONIT: Lucidchart Diagrams

KOSTOJA: $9.95/muaj, konsumator; $2-$5/muaj për përdorues, biznes

KATEGORIA: BASHKËPUNIM VIRTUAL

Një tjetër alternativë për të krijuar flowchart-e dhe lloje të tjera diagramash. Krahasuar me Gliffy Diagrams, Lucidchart Diagrams nuk ka aq shumë imazhe të përgatitura paraprakisht, por ka një set mjetesh më të pasura për vizatim. Mund të përdoret pa pagesë për 14 ditë ndërsa më pas duhet të paguani çdo muaj ose çdo vit.

EMRI I APLIKACIONIT: Pocket

KOSTOJA: PA PAGESË

KATEGORIA: MJET PËR WEB-CLIPPING

Ky është versioni offline i aplikacionit Pocket, një mjet për web-clipping. Përmes instalimit të aplikacionit keni mundësi të ruani linqe në formë artikulli, imazhe, video apo faqe të llojeve të ndryshme në ueb. Të gjitha këto sinkronizohen me smartfonin apo tabletin me Android ose iOS ku e keni instaluar aplikacionin.

EMRI I APLIKACIONIT: Wunderlist

KOSTOJA: PA PAGESË

KATEGORIA: MENAXHUES DETYRASH Ashtu si Any.do, edhe ky menaxhues detyrash ju mundëson të shtoni shënime të detajuara si dhe të vendosni alarme për t’u kujtuar për një detyrë të caktuar. Wunderlist bën gjithashtu edhe sinkronizimin e listave me pajiset mobile që kanë të instaluar aplikacionin. Ndërfaqja e përdoruesit është pak më e komplikuar se ajo e Any.do. Detyrat mund t’i ndani online me persona të tjerë.

EMRI I APLIKACIONIT: UberConference

KOSTOJA: PA PAGESË

KATEGORIA: KONFERENCA

Ky shërbim pa pagesë është dizajnuar për t’i bërë më të thjeshta telefonatat në konferenca, pa pasur nevojën e numrave të telefonit: Mund t’i shtoni njerëzit në një konferencë duke regjistruar adresën e tyre të e-mail-it ose emrin e përdoruesit në UberConference. Edhe profilet në Google ose LinkedIn mund të përdoren.

EMRI I APLIKACIONIT: VNC Viewer for Google Chrome

KOSTOJA: PA PAGESË

KATEGORIA: KONTROLL NGA DISTANCA

VNC mund të mos jetë aplikacioni më i thjeshtë për t’u bërë gati por është ideali nëse kërkoni siguri të lartë dhe më tepër kontroll krahasuar me mjetet e tjera të disponueshmë me apo pa pagesë për desktop. VNC Viewer është një “client viewer” që e përdorni për të aksesuar dekstopin e një kompjuteri tjetër përmes internetit. Po ashtu mund ta përdorni edhe për të kontrolluar një server.

EMRI I APLIKACIONIT: WorkFlowy

KOSTOJA: PA PAGESË

KATEGORIA: KRIJIM LISTASH

Edhe pse ky mjet për krijimin e listave mund të duket pak bosh, mund të shtoni shënime të detajuara për çdo njësi si dhe sa më shumë nënlista që dëshironi. Listat sinkronizohen në cloud dhe me pajisjet tuaja mobile që kanë të instaluar aplikacionin zyrtar WorkFlowy (ose një aplikacion që është kompatibël me shërbimin WorkFlowy). Të gjitha mund të ndahen me të tjerët.

/pcworldalbanian/kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit