2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

1 milionë shqiptarë emigrantë

Më të lexuarat

Komisioni Europian publikoi raportin e tretë vjetor mbi emigracionin dhe azilin.

Cecilia Malmström, Komisionere për punët e brendshme në BE theksoi:“Në 2011, BE priti pothuajse 10 % të emigrantëve të botës. Kjo shumë është rreth 20 milionë njerëz, ose 4% e popullsisë së BEsë.”

Shqipëria në këtë raport përmendet vetëm një herë, duke u renditur në vend të tretë për numrin më të lartë të banorëve të huaj të BE-së, referuar të dhënave të EUROSTAT.

“Grupet me numrin më të lartë të rezidentëve me kombësi nga vende të treta në 2009 ishin Turqia (përafërsisht 2.4 milionë), Maroku (gati 1.8 milionë) dhe Shqipëria (përafërsisht 1 milionë banorë),” thuhet në raportin e KE-së.

“Për azilin, ne duhet të vazhdojmë të përmbushim detyrën tonë për t’i dhënë strehë atyre që kërkojnë mbrojtje dhe të kompletojmë sistemin e përbashkët europian për azilin gjatë 2012-s, siç kanë rënë dakord vendet anëtare”, u shpreh Malmstrom.

“Është e qartë se një nga dobësitë e sotme të Shengenit është se vlerësimi është rishikuar tepër dhe për pasojë ne nuk kemi qenë në gjendje për të vepruar në kohë ndaj dobësive të mundshme në menaxhimin e kufirit të një vendi”, shtoi Malmstrom.

Raporti vjetor për emigracionin dhe azilin në BE gjatë 2011 shoqërohet dhe me sondazhet e bëra nga Eurobarometër, ku rezulton se 53% e qytetarëve europianë mendojnë se emigracioni pasuron vendet e BE-së në mënyrë ekonomike e kulturore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit