Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, nuk e ka ndërmend të ndalet së emëruari zëvendësministra. Së fundmi, Qeverisë së Kosovës iu shtuan edhe dy të rinj, duke e çuar kështu numrin e tyre në 71.
Vëllai i shefit të kabinetit të kryeministrit Avni Arifi, Fadil Arifi është emëruar zv.ministër në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ndërsa në Ministrinë e Administratës Publike zv.ministër është emëruar Numan Baliq.
Megjithatë, kryeministri, edhe pse nuk krenohet me këtë numër të madh të zëvendësministrave, thotë se nuk e dëmton vendin me këtë numër të madh.
Rreth 1 milion euro në vit, shteti shpenzon për t’i paguar vetëm pagat e zv.ministrave pa ua llogaritur mëditjet dhe stafin.
Megjithatë, kryeministri është i bindur që nuk po e dëmton Kosovën. Secili zëvendësministër ka një shofer dhe një asistent/e.21 ministritë e vendit nuk kanë numra të zëvendësministrave në mënyrë të barabartë.
Ka ministri ku deri tash ka arritur në 6 numri i zëvendësministrave./ktv