1.7 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

🔹🌷 DITA E XHUMA 🌷🔹 Të meditojmë në veçoritë e Sures El Kehf

Më të lexuarat

Veçori e sures El Kehf është se ajo përmban katër tregime:
1 . Banorët e shpelles,
2 . Pronari i dy kopshteve,
3 . Musai alejhi selam me Hidrin
4 . Dhul Karnejnin.
Tregimet e sures El Kehf i ndërlidhë një tematikë, këto tregime bashkojnë katër sprovat më të mëdha në këtë botë:
1 . Sprova e ruajtjes së fesë, e cila është në tregimin e banorëve të shpellës.
2 . Sprova e pasurisë, e cila është në tregimin e pronarit të dy kopshtëve.
3 . Sprova e diturisë, e cila është në tregimin e Musait alejhi selam dhe Hidrit.
4 . Sprova e pushtetit, e cila është në tregimin e Dhul Karnejnit.
Në këto sprova të veshtira, shtytësi kryesor është djalli i mallkuar, i cili i zbukuron ato, për këtë në mesin e sures El Kehf ka ardhur ajeti Kur’anor:
وَإِذْ قُلْنَا لِلْمَلَائِكَةِ اسْجُدُوا لِآدَمَ فَسَجَدُوا إِلَّا إِبْلِيسَ كَانَ مِنَ الْجِنِّ فَفَسَقَ عَنْ أَمْرِ رَبِّهِ ۗ أَفَتَتَّخِذُونَهُ وَذُرِّيَّتَهُ أَوْلِيَاءَ مِن دُونِي وَهُمْ لَكُمْ عَدُوٌّ ۚ بِئْسَ لِلظَّالِمِينَ بَدَلًا ﴿٥٠﴾
(Përkujto) kur u thamë engjëjve: “Përuluni Ademit, e ata iu përulën përpos Iblisit. Ai ishte nga xhinët, prandaj nuk respektoi urdhërin e Zotit të vet. Vallë, a në vend Timin do ta merrni për mik atë dhe pasardhësit e tij, ndërsa ata janë armiq tuaj?” Sa këmbim i shëmtuar është ai i jobesimtarëve! “[ 50, El-Kehf]
Për këtë Muhammedi sal-lAllahu alejhi ue selem ka thënë:” Se kush e lexon këtë sure Allahu e mbron nga dexhalli”.
Sepse ai njerëzit i sprovon në këto katër gjëra, në fenë e tyre, pasurinë e tyre, diturinë e tyre dhe pushtetin e tyre. Muhammedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në namazet e tij vazhdimisht ka kërkuar prej Allahut mbrojtje nga katër gjera, njëra prej tyre ka qenë edhe dexhalli.
Pas çdo tregimi në suren El Kehf, Allahu Az-ze ue Xheel na tregon mënyrën se si te mbrohemi prej asaj sprove..

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit