-0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

​Rregullat e arta për stinën e dimrit

Më të lexuarat

Gjatë muajve të dimrit shumica e njerëzve edhe pse janë të motivuar për të bërë ushtrime fizike, tentojnë të qëndrojnë ngrohtë ne shtepi.

Por, është shumë e rëndësishme që të qëndroni aktiv gjatë tërë stinëve të vitit si, vjeshta, dimri, pranvera, vera, për të qëndruar në formë dhe të shëndetshëm, më e rëndësishmja të jetoni të lirë.

Ushtrimet e rregullta ndihmojnë ne menaxhimin e problemeve të shendetit si, sëmundjet kardiovaskulare, goditje, diabet tip 2, depresioni, sindroma metabolike, presionin e lartë të gjakut, disa lloje të kancerit, kolesterolit të lartë, artrit etj. Po kështu, mbani nën kontroll peshën tuaj.

Ndërsa aktiviteti i rregullt fizik është kritik dhe njerëzit me kushte të caktuara shëndetësore të tilla si, astma apo problemet e zemrës, duhet të kontrollohen tek mjekët në mënyre që perpara ushtrimeve të mund të shmangni problematika qe mund te vijne ne zemer nga aktiviteti fizik. Me poshtë gjenden disa nga mënyrat që ju ndihmojne me problemet shendetesore qe keni.
-Vëreni shenja ngrirjeje ne trup (gishtërinj etj) drejtohuni tek mjeku

-Vishni rroba të ngrohta

-Shmangni aktivitetet në natyrë në të ftohtin ekstrem

-Pini ujë (shpesh)

-Kontrolloni motin

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit