8.1 C
Pristina
Friday, December 6, 2024

Djali më trembet në gjumë dhe qan. Si të veprojë?

Më të lexuarat

Pyetja:

Kam një djalë të vogël i cili trembet shpesh në gjumë dhe qan. Si duhet të veprojë me të?

***

Përgjigjja:

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, Muhamedin ﷺ!

Sa në fjalë vjen nga probleme shëndetësore, emocionale por edhe si pasojë e ngacmimeve të shejtanëve. Sa i përket problemeve shëndetësore kjo duhet konsultuar me mjekun; sa i përket atyre emocionale këtu hyjnë: sjelljet e prindit, gjërat që i vogli sheh dhe dëgjon përfshirë edhe filmat vizatimorë me skena problematike etj., prandaj në të dy rastet e cekura, prindi duhet të tregohet shumë i kujdesshëm.

Kurse sa i përket ndikimit të shejtanëve, për t’i evituar ato rekomandohet të bëhen me përqëndrim duatë (lutjet) përkatëse para gjumit [1], leximi [2] i Ajetul Kursi[3](Tesbih Dovës, që është mirë të lexohet edhe në mëngjes dhe mbrëmje), si dhe lutja kuranore në vijim:

“RAB-BI EŬUDHU BIKE MIN HEMEZEETISH-SHEJAAŤIINI, UE EŬUDHU BIKE RAB-BI EN JEȞĎURUUN! / “O Zoti im, kërkoj të më mbrosh nga nxitjet (ngacmimet) e djajve, dhe tek Ti mbështetem, o Zoti im, që të mos i kem pranë meje.” (Muminun: 9798)

Po kështu për shërimin e ankthit, sidomos trembjes në gjumë, rekomandohet që pas trembjes të bëhet me përqëndrim duaja (lutja) profetike në vijim (e cila mund të bëhet në arabisht dhe në shqip):

“EŬUDHU BI KELIMEETIL-LAAHIT-TEE-MAA-TI MIN GAĎABIHI, UE ĬǨAABIHI, UE SHER-RI ĬBAADIHI, UE MIN HEMEZEETISH-SHEJAAŤIINI, UE EN JEȞĎURUUN / Mbrohem përmes fjalëve të plota të Allahut nga zemërimi i Tij, nga ndëshkimi i Tij, nga ligësia e robërve të Tij, nga ngacmimet e djajve dhe që ata të më afrohen.

Shënim: Kur lutja bëhet për fëmijën, në vend të “EŬUDHU…” thuhet “UĬIDHUKE…” dhe në vend të “Mbrohem…” thuhet “Të mbroj…”.

Përveç kësaj, si në këtë rast ashtu edhe çdo rast problematik, rekomandohet të shtohen lutjet drejtuar Allahut të Lartësuar për shërim.

Allahu e di më mirë.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit