Namazi i të sëmurit – Sëmundja nuk është arsye për ta braktisur namazin

Më të lexuarat

Ka thënë dijetari Shejh Salih el-Feuzan (Allahu e ruajttë):

Duhet të kihet kujdes ndaj asaj që bëjnë disa të sëmurë ose ata që i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale: e lënë namazin me arsyetimin se nuk janë në gjendje ta falin në formën e plotë, ose nuk mund të marrin abdes, ose sepse rrobat e tyre janë të papastra, apo për arsye të tjera të ngjashme. Ky është një gabim i madh. 🚫

↩ Sepse muslimanit nuk i lejohet ta lërë namazin nëse nuk është në gjendje t’i përmbushë disa prej kushteve, shtyllave ose obligimeve të tij. Përkundrazi, ai duhet ta falë namazin sipas gjendjes dhe mundësisë që ka.

Allahu i Lartësuar thotë:

﴿فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتُمْ﴾

“Prandaj, kijeni frikë Allahun sa të keni mundësi.”
(Sure Et-Tegabun, 16)

📚 Burimi: El-Mulahhas el-Fikhij, fq. 183.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit