6.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Përdorimi i kontracepsionit për shkak të të ardhurave të ulëta

Më të lexuarat

Pyetja: 

A lejohet përdorimi i mjeteve kontraceptive për shkak të të ardhurave të mia të ulëta, të cilat nuk mbulojnë nevojat tona dhe shpenzimet e jetesës, përveç faktit se jam në gjendje të keqe shëndetësore dhe vuaj nga rraskapitja dhe lodhja? Ju lutem vini re se kam frikë se kjo do të komplikohet nëse kemi shumë fëmijë.

***

Përgjigjja: 

Falënderimi i takon Allahut.

Nuk lejohet përdorimi i mjeteve kontraceptive nga frika e të ardhurave të pakta, sepse Allahu i Madhëruar është Furnizuesi. Kjo është e ngjashme me veprimet e njerëzve të xhahilijetit të cilët vranë fëmijët e tyre nga frika e varfërisë. Përkundrazi, duhet të mendoni pozitivisht për Allahun dhe të mbështeteni tek Ai, qoftë i lavdëruar dhe i lartësuar.

Allahu është Furnizuesi, i Plotfuqishmi, qoftë i lavdëruar dhe i lartësuar dhe është Ai, i cili thotë: “S’ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos i ketë mjetet e jetesës prej Tij.” (Hud: 6)

Pra, ajo që kërkohet është që edhe burri edhe gruaja të mendojnë pozitivisht për Allahun dhe të mos përdorin kontraceptivë.

Por nëse kontraceptivi përdoret për një arsye tjetër, si p.sh. nëse nëna është e sëmurë ose nëse ekziston rreziku i dëmtimit të shëndetit të saj ose mitrës, ose ekziston frika e dëmtimit të të dyjave; ose sepse ata tashmë kanë shumë fëmijë, dhe pa kontracepsion do të ketë shtatzëni njëra pas tjetrës, pa pushim, kështu që ajo dëshiron të përdorë kontracepsionin për një periudhë të shkurtër, si një vit ose dy, në mënyrë që të mos jetë shumë e vështirë për t’i rritur fëmijët dhe që ajo të mos bëhet e paaftë për ta bërë këtë – atëherë nuk ka asgjë të keqe me këtë, pasi është në interesin më të mirë të fëmijëve dhe nuk është për shkak të mendimit negativ për Allahun e Mardhëruar. E njëjta gjë vlen nëse një shtatzëni tjetër mund ta dëmtojë atë dhe ajo nuk është në gjendje ta përballojë. Por nëse çështja ka të bëjë me furnizimin (rizk), atëherë Furnizuesi është Allahu; pa marrë parasysh se a je i sëmurë apo i shëndoshë, Allahu është Ai që të furnizon dhe në dorën e Tij është kontrolli i çdo gjëje. Pra, duhet të mendoni pozitivisht për Allahun dhe të mbështeteni në Allahun, sepse Allahu, qoftë i lavdëruar dhe i lartësuar, është Furnizuesi, i Fuqishmi.

islamqa.info

 

 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit