Këto tri cilësi përbëjnë themelin që duhet të ndërtohet dhe të realizohet tek të edukuarit, studentët e dijes, thirrësit dhe reformatorët.
Kur këto bashkohen tek një person, atëherë – me lejen e Allahut – ai ruhet nga devijimet, gabimet dhe pasojat e tyre, pavarësisht ndryshimit të kohëve dhe rrethanave.
Ndërtimi i këtyre tri cilësive është shumë më i vështirë sesa ndërtimi i dijes dhe formimit intelektual.
1. Rruga drejt pastërtisë së zemrës
* Njohja e Allahut dhe thellimi në besim.
* Dhënia përparësi jetës së përtejme.
* Adhurimi praktik dhe i vazhdueshëm.
* Lidhja e fortë me Kuranin dhe namazin.
* Lufta kundër dëshirave të egos.
* Durimi i vazhdueshëm.
* Kujdesi për veprat e zemrës dhe sinqeritetin.
* Pendimi i përhershëm.
* Vetëllogaritja dhe vetëvlerësimi i vazhdueshëm.
2. Rruga drejt pjekurisë së mendjes
* Shoqërimi me njerëz të mençur.
* Ndërtimi i dijes sipas një metodologjie të saktë.
* Zhvillimi i mendimit kritik.
* Mbështetja te parimet e qarta dhe themelore dhe gjykimi sipas tyre.
* Përvoja praktike.
* Këshillimi me njerëz të urtë dhe me mendje të shëndoshë.
* Kuptimi i balancës ndërmjet dobive dhe dëmeve.
3. Rruga drejt ekuilibrit të shpirtit
* Lufta e gjatë me egon dhe disiplinimi i saj.
* Shoqërimi i shëndoshë me njerëzit.
* Edukimi i vetes me durim.
* Të jetuarit në mjedise të shëndetshme.
* Largimi ose pakësimi i ndikimit të mjediseve të sëmura.
* Formimi fetar dhe moral në lidhje me sjelljen dhe etikën.
* Trajtimi i sëmundjeve të zemrës dhe shpirtit.
* Edukimi i vetes me kënaqësi dhe mjaftueshmëri ndaj asaj që ka.
Shejh Ahmed Es-Sejjid.
