Përgjigjja është e qartë dhe e drejtpërdrejtë, por ajo bëhet e paqartë kur çështja shtrohet nën diskutimin:
A është zekati i fitrit një adhurim i pastër (që zbatohet siç është përcaktuar), apo një detyrim me kuptim dhe arsye që mund të interpretohet?
Për këtë thuhet:
Këtu ka një gabim metodologjik.
Para kësaj çështjeje teorike, ekziston një çështje tjetër më e rëndësishme, që lidhet me praktikën e brezave të parë të muslimanëve:
A e nxori Profeti ﷺ zekatin e fitrit në para, edhe pse kishte mundësi ta bënte këtë?
Dhe a e bënë këtë shokët e tij (sahabët), edhe pse kishin mundësi?
Nëse ata lanë dhënien me para dhe e dhanë me ushqim, megjithëse paratë ekzistonin dhe kishin mundësi t’i përdornin, dhe nuk kishte asnjë pengesë për këtë, atëherë kjo tregon se nxjerrja e tij me para nuk është e ligjshme dhe se kjo është një risi e mëvonshme.
Kështu kuptohet ndjekja e Sunetit.
Ndërsa zhvendosja e çështjes në diskutime teorike mbi arsyet dhe interpretimet është një metodë kelamiste (apologjetike), me të cilën shpesh arrihet të lihet mënjanë Suneti dhe ndjekja e tij.
E quajta metodë kelamiste (apologjetike), sepse kur çështja gjykohet sipas veprës së brezave të parë (selefëve), debati përfundon dhe vendimi bëhet i qartë.
Ndërsa kur ajo trajtohet përmes diskutimeve teorike mbi arsyetimin dhe natyrën e adhurimit, hapet një debat i pafund, që nuk çon në një përfundim të prerë, por në shumë mendime të ndryshme – shpesh në kundërshtim të qartë me veprën e Profetit ﷺ dhe të shokëve të tij.
Kjo që thashë nuk do të thotë se arsyetimi nuk ka vlerë.
Por nëse arsyeja bie në kundërshtim me veprën e brezave të parë, atëherë vepra e tyre duhet të ketë përparësi ndaj arsyetimit.
Ndërsa metoda e disa apologjetëve (kelamistëve) është t’i japin përparësi arsyetimit.
Për këtë arsye e përshkrova si një metodë kelamiste.
Megjithatë kjo nuk do të thotë se çdokush që diskuton për arsyet është teolog kelamist.
Kelamist është ai që anashkalon tekstet dhe praktikën e brezave të parë duke u mbështetur vetëm në arsyetimin personal.
Dr. Lutfullah Hoxha
