3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Qëllimi i mirë – Ekonomia Islame

Më të lexuarat

Me të vërtetë qëllimi i mirë është një portë e madhe nga portat e mirësisë, pavarësisht e veprove atë apo jo. Njëherit qëllimi i mirë është i kërkuar nga besimtarët në ç’do vepër përmes se cilës afrohen tek Allahu xh.sh. E kështu është e kërkuar edhe në rast të daljes në treg, apo dyqan, për tu pajisur me gjërat për të cilat ke nevojë, apo edhe kur del me qellim të shitëblerjes, apo në punën të cilen e vepron, e në rastë të daljes nga shtepia me qëllim të mirë do të shperblehesh nga Allahu për të, madje do të keni shtim në pasurinë, biznesin, tregtinë dhe punën tuaj.
Argument për këtë rregull është hadithi në vijim.
Omeri bin Hatabi, r.a., ka thënë: ”E kam dëgjuar Pejgamberin, s.a.w.s duke thënë: ” Me të vërtetë veprat janë sipas qëllimeve(nijeteve), dhe çdo njeri shpërblehet sipas qëllimit që ka pasur. Kush bën hixhret(shpërngulet) për hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, hixhreti i tij do të jetë për tek Allahu dhe i Dërguari i Tij. Kush bën hixhret për të arritur diçka nga dynjaja, ose për t’u martuar me ndonjë grua, hixhreti i tij do të jetë për atë qëllim (që e ka shtyrë në një veprim të caktuar)”.

Buhariu këtë hadith e ka vënë në fillim të librit të tij, pra të sahihut të tij, si shenjë aluduese se çdo vepër, me të cilën nuk synohet kënaqësia e Allahut, është e kotë dhe nuk ka fryte as në dynja e as në ahiret.

Nga ky hadith kuptojmë se të gjitha veprat shpërblehen në bazë të qëllimeve të tyre, duke përfshi këtu edhe shkuarjën në treg, ku në rastë që një musliman dëshiron të shkojë në treg për të kërkuar furnizim të lejuar, apo për të blerë ushqim për ta ushqyer vetën apo familjen e tij, apo për të blerë rroba për vetën po edhe për familjen, apo kur del në treg për të blerë dhurata për të afërmit, apo në rastë të daljes nga shtepija për t’iu ndihmuar të tjerëve, apo për t’i këshilluar njerëzit në të mirë dhe për t’i ndaluar nga e nevoritura, gjatë tërë asajë kohe ai do të shpërblehët për shkak qëllimit të mirë me të cilin ka dal nga shtëpija e tij.

Prandaj besimtari duhet të këtë kujdes në këtë qeshtje dhe ta shfrytezoj këtë mundësi, në mënyrë që të arrijë shperblim nga Allahu xh.sh. për çdo herë që del nga shtëpia e tij përshkak të qëllimit të mirë me të cilin edhe ka dal.

Hoxhë Fuad Ferati

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit