Pëlqyeshmëria e urimit për atë që i është ripërtërirë një mirësi dhe shpërblimi i atij që sjell lajmin e mirë

Më të lexuarat

Fakti që Ka‘bi i hoqi dy rrobat e tij dhe ia dha atij që i solli lajmin e mirë, tregon se shpërblimi i lajmëtarëve të lajmit të mirë është prej virtyteve të larta, moralit fisnik dhe zakoneve të njerëzve të ndershëm. Gjithashtu, Abbasi e liroi skllavin e tij kur ai e përgëzoi me lajmin që kishte sjellë Haxhaxh ibn Ilati për të Dërguarin e Allahut ﷺ, një lajm që e gëzonte atë.

Në këtë ka argument se lejohet t’i jepet lajmëtarit edhe e gjithë veshja që ka veshur njeriu.

Po ashtu, në këtë ka argument për pëlqyeshmërinë e urimit të atij që i është dhënë një mirësi fetare e re, ngritjen për ta pritur kur vjen dhe shtrëngimin e dorës me të; kjo është një sunet i pëlqyeshëm.

Është gjithashtu e lejuar të urohet ai që i është dhënë një mirësi e kësaj bote. Më e mira është t’i thuhet: “Të qoftë për hajr ajo që të ka dhënë Allahu” ose “Të qoftë për hajr ajo mirësi me të cilën Allahu të ka begatuar”, apo fjalë të ngjashme. Kjo sepse në këto fjalë mirësia i atribuohet Zotit të saj të vërtetë dhe përmban lutje që ai që e ka marrë atë mirësi ta gëzojë dhe ta shfrytëzojë me bereqet.

Burimi: Furnizimi për Kthimin (në Ahiret) në Udhëzimin e Më të Mirit të Robërve (Zād al-Maʿād fī Hadyi Khayr al-ʿIbād), nga Ibn Kajjim el-Xhevzijje, vëll. 3, fq. 736–737.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit