Shejh Albani dritë për umetin, ankth i përjetshëm për armiqtë e Sunetit

Më të lexuarat

Shejh Muhamed Nasiruddin el-Albani, rahimehullah, ishte prej atyre burrave që Allahu i Madhëruar i bën prani edhe pas vdekjes së tyre. Ai ishte si Omer ibn el-Hattabi, i cili mbeti tmerr për rafiditë shiitë edhe pasi u largua nga kjo botë. Ishte si Ibn Tejmije, i cili vazhdon të jetë ankth për sufijtë devijues, të cilët edhe sot nuk e durojnë dot përmendjen e emrit të tij.

Ashtu ndodhi edhe me Shejh Albanin. Armiqtë e Sunetit e goditën sa ishte gjallë: shpifën mbi të, e fyejnë, e përbuzën, u munduan ta përjashtojnë dhe ta njollosin. Por sa herë që e godisnin, Allahu e ngrinte më lart. Sa më shumë që e luftonin, aq më e fuqishme bëhej fjala e tij. Dhe ja çudia e madhe: edhe pas vdekjes, armiqtë e tij ende nuk i lënë rehat. E përmendin, e shajnë, e luftojnë, e nxjerrin si simbol të kundërshtarit të tyre. Kjo nuk është tjetër veçse dëshmi se Allahu ia ka ngritur emrin dhe e ka bërë ankth të përjetshëm për armiqtë e Sunetit.

Allahu, kur do t’ia lartësojë pozitën një njeriu, bën që emri i tij të jetojë edhe pas vdekjes. Dhe kjo ndodhi me Albanin: librat e tij ndriçojnë shtëpitë e besimtarëve, kasetat dhe shkrimet e tij edukojnë breza, ndërsa emri i tij rëndon si barrë e padurueshme mbi shpatullat e bidatçinjve, rafidive, sufijve ekstremë dhe islamofobëve të ligj. Ata nuk e durojnë dot, sepse ai mbetet dëshmi e gjallë kundër tyre.

Por mjafton për Shejh Albanin nderi dhe lavdia, kur e dimë kush e do dhe kush e urren. Ai është i dashur për dashamirët e Sunetit dhe të Profetit ﷺ, dhe i urryer nga shpifësit, devijuesit dhe islamofobët. Dhe kjo është dëshmia më e madhe e pozitës së tij tek Allahu.

Dashuria e të devotshmëve dhe urrejtja e hipokritëve është shenja më e qartë e nderit të një dijetari. Dhe kështu, Albani mbetet dritë e përjetshme për umetin dhe ankth i pashuar që nuk i lë rehat armiqtë e Sunetit.

Hoxhë Sadullah Bajrami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit