16.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Cilët janë pesë Pejgamberë të cilëve ua përmendi emrat Allahu para se të linden?!

Më të lexuarat

Pesë Pejgamberë, të cilëve ua përmendi emrat Allahu para se të linden ata:
1- Muhammedi, ‫ﷺ‬
﴿ وَمُبَشِّرًا بِرَسولٍ يَأتي مِن بَعدِي اسمُهُ أَحمَدُ﴾
“…për t’ju sjellë lajmin e gëzueshëm për një të dërguar, emri i të cilit është Ahmed…”. (Es-Saff: 6).


2- Is-haki, alejhisselam.
﴿وَبَشَّرناهُ بِإِسحاقَ نَبِيًّا مِنَ الصّالِحينَ﴾
Ne i dhamë atij lajmin e mirë për (lindjen e) Is’hakut, profet prej njerëzve të mirë. (Es-Saffat: 112).


3- Jakubi, alejhisselam.
﴿فَبَشَّرناها بِإِسحاقَ وَمِن وَراءِ إِسحاقَ يَعقوبَ﴾
“…Ne i dhamë lajmin e mirë për Is’hakun e pas Is’hakut – për Jakubin”. (Hud: 71).

4- Jahja, alejhisselam.
﴿يا زَكَرِيّا إِنّا نُبَشِّرُكَ بِغُلامٍ اسمُهُ يَحيى لَم نَجعَل لَهُ مِن قَبلُ سَمِيًّا﴾
“O Zekerija, Ne po të japim lajmin e mirë për një djalë që do të quhet Jahja. Askujt nuk ia kemi dhënë këtë emër më parë”. (Merjem : 7).


5- Isai, alejhisselam.
﴿يُبَشِّرُكِ بِكَلِمَةٍ مِنهُ اسمُهُ المَسيحُ عيسَى ابنُ مَريَمَ ﴾
“Allahu të jep lajmin e mirë për një (djalë që do të lindë me një) Fjalë prej Tij: emrin do ta ketë Mesih – Isa i biri i Merjemes, …“. (Ali Imran: 45).


Përgatiti: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit