Veprimet e Edi Ramës që dëmtuan Shqipërinë janë të renditura në këto pika:
1) Gatishmëria për të pranuar armët kimike siriane, të cilat askush tjetër në botë nuk pranonte t’i strehonte. Vetëm protestat masive të qytetarëve e detyruan qeverinë e Edi Ramës të tërhiqej nga ky plan amerikan që donin ta përdornin Shqipëinë si kosh plehërash.
2) Pranimi i bashkëpunëtorëve afganë të forcave anglo-amerikane, në një kohë kur shumë vende të tjera refuzonin t’i merrnin përsipër.
3) Akomodimi dhe mbrojtja e opozitarëve iranianë, të cilët shumë shtete nuk ishin të gatshme t’i pranonin në territorin e tyre. Shqipëria u bë kosh mbledhës.
4) Roli i Edi Ramës si iniciator dhe mbështetës kryesor i projektit të “Mini-Shengenit” apo “Ballkanit të Hapur”, një nismë që do ta favorizonte kryesisht Serbinë në aspektin ekonomik dhe gjeopolitik.
Edi Rama në vend që të mbante një qëndrim më të ashpër ndaj Serbisë, e cila ende nuk ka kërkuar falje për krimet e luftes dhe padrejtësitë e kryera ndaj shqiptarëve, ai promovonte një projekt që do t’i jepte Beogradit më shumë akses në tregun dhe ekonominë shqiptare, dhe defacto duke harruar borxhet që na ka Serbia.
5) Insistimi publik për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë (Zajednicen), një qasje kjo proserbe dhe në kundërshtim me interesat kombëtare.
6) Përgjatë qeverisjes së tij ndodh “Shpopullimi i vendit dhe largimi masiv i të rinjve”, si pasojë e mungesës së perspektivës ekonomike dhe sociale. Kjo është dëshmi e dështimit të qeverisjes së tij për të krijuar mundësi për brezin e ri.
7) Numri i madh i ministrave, zëvendëskryeministrave dhe kryetarëve të bashkive të përfshirë në skandale korrupsioni, abuzimi me detyrën apo çështje kriminale.
Në shumicën e vendeve demokratike, skandale të tilla do të kishin sjellë përgjegjësi politike deri në nivelin e dorëheqjes së kryeministrit. Megjithatë, Edi Rama ka vazhduar të qëndrojë në detyrë plot paftyrësi.
8) Deklarimi publik i Edi Ramës për krijimin e një shteti bektashian brenda territorit të Shqipërisë. Një precedent i tillë do të hapte rrugën për kërkesa të ngjashme nga institucione të tjera fetare apo grupe të ndryshme në rajon. Pra defakto antishqiptare dhe e dëmshme për interesat kombëtare shqiptare.
9) Shqiperia duke qene me borxhin publik më të ulët në rajon dhe Europë, fal Edi Ramës ndodhi dhe Rritja e borxhit publik ne 80 miliard dollarë, pra borxhi shtetëror/publik ka arritur nivele rekord në historinë e shtetit shqiptar. Ku brezat në vazhdim do të vuajnë pa fund.
10) Uzurpimi dhe abuzimi me pronat dhe pasuritë natyrore kombëtare dhe private për interesa të palëve të treta, pra në kurriz të kombit shqiptar.
Kujtojini këto dhe shumë çështje të tjera, të dashur bashkatdhetarë, sa herë që protestoni dhe kërkoni llogari nga qeveria.
Antishqiptari ka emer quhet Edi Rama.
Azem Kovaçi
Qershor 2026
