26.2 C
Pristina
Friday, July 12, 2024

Sipas mësimeve islame, asgjë nuk ndodh pa vullnetin e Allahut. Mirëpo, secili njeri do të thirret në përgjegjësi për atë që e bën. Kjo nuk është e qartë sa duhet. Si mund të ndodh kjo?

Më të lexuarat

Pyetje: Kam nevojë që të ma sqaroni vullnetin e lirë në islam. Ku fillon dhe ku përfundon vullneti i Zotit e ku përfundon vullneti individual i secilit njeri? Sipas mësimeve islame, asgjë nuk ndodh pa vullnetin e Allahut. Mirëpo, secili njeri do të thirret në përgjegjësi për atë që e bën. Kjo nuk është e qartë sa duhet. Si mund të ndodh kjo?

Përgjigje: Keni të drejtë kur thoni se sipas mësimeve islame, asnjë gjeth nuk bie në tokë pa vullnetin e Allahut. Pra, gjithçka ndodh në kuadër të vullnetit të Allahut, por ekziston edhe vullneti i caktuar i lirë i secilit njeri. Vullnetin e lirë e ka secili njeri. Për shembull, është e njohur se kjo energji elektrike me të cilën shërbehemi, gjenerohet nëpër termocentrale, ndërsa deri te ne është sjellë me anë të përçuesve dhe instaluesve elektrikë. Nëse ndonjëri prej jush qëllimisht kapet për përçuesin e zbuluar elektrik me tension të lartë, ai do të përetojë goditje elektrike. Kë do ta fajësoni: termocentralin, apo njeriun që e ka bërë këtë? Njeriun! Allahu ia ka dhënë vullnetin e lirë që ta vendosë se a dëshiron që të kapet për kabllon elektrike ose jo. Nuk mund ta fajësoni as termocentralin e të thoni: “Sikur ajo të mos ekzistonte, ky njeri nuk do të vdiste nga elektro-shoku.”

Është e vërtetë, mirëpo këtu është në pyetje vullneti i lirë i atij njeriu.

Shembull i njejtë është edhe me fuqinë dhe dëshirën e Allahut. Pa dëshirën e Tij nuk ndodh asgjë. Mirëpo, Ai ua ka dhënë njerëzve vullnetin e lirë të dallimit të së mirës dhe të keqes. Ai mund t’ju pengojë që të bëni vrasje, mirëpo ua ka dhënë vullnetin e lirë. Përse? Përgjigja është në Kur’an:

“Ai i ka krijuar jetën dhe vdekjen, për t’ju provuar se kush prej jush do të veprojë më mirë.” (El-Mulk, 2)

Kjo jetë është provim për botën e ardhme. Jetëgjatësia mesatare e njeriut është 60-70 vjet. Disa njerëz jetojnë vetëm 20 vjet, disa 80, ndërsa disa mbi 90. Mirëpo, jetëgjatësia mesatare e njeriut është 60-70 vjet. Cili është qëllimi në këtë jetë? Që ta japim provimin për botën e ardhme. Allahu ua ka dhënë gjithë vullnetin e lirë (lirinë e zgjedhjes) që ju nevojitet juve që ta dalloni të mirën prej të keqes dhe ua ka dhënë udhëzimim në jetë, Kur’anin Fisniku. Nëse e pasoni udhëzimin, ju do ta jepni provimin nëse nuk e pasoni atë, nuk do ta jepni provimin. Allahu ua ka dhënë lirinë e zgjedhjes.

Dr. Zakir Naik

*Shkëputur nga libri “Islami në qendër të vëmendjes”

 

 

 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit