Ajeti që… më mahniti dhe më bëri ta harroj çdo gjë përreth

Më të lexuarat

Një ditë isha ulur me një grup vëllezërish të dashur dhe po bisedonim rreth komentimit të disa ajeteve nga Libri i Allahut. Biseda na çoi te Fjala e Allahut të Lartësuar:

“Ata janë që thonë: ‘Mos u jepni atyre që janë pranë të Dërguarit të Allahut, derisa të largohen prej tij.’ Mirëpo Allahut i përkasin thesaret e qiejve dhe të tokës, por hipokritët nuk e kuptojnë.”
(El-Munafikun, 7)

Ky ajet nuk ishte tema e studimit tonë; ai u përmend vetëm si argument mbështetës.

Por, kur u ndala te fjalët e Allahut:

”…Allahut i përkasin thesaret e qiejve dhe të tokës…”

një dritë e veçantë u ndez në zemrën time.

M’u shfaq qartë se si Allahu i drejton ata që janë pranë të Dërguarit të Tij drejt këtyre thesareve të pafundme. Sikur kuptimi i ajetit të ishte:

Sa herë që mbyllet një derë prej dyerve të njerëzve të kësaj bote, zemra e besimtarit duhet të drejtohet menjëherë drejt thesareve të Zotit të saj, të Madhëruar dhe të Lartësuar.

Kur njerëzit t’i mbyllin dyert…

Kur tregohen dorështrënguar me atë që kanë…

Kur ta ndërpresin ndihmën dhe përkrahjen…

”…Allahut i përkasin thesaret e qiejve dhe të tokës.”

Kur çdo zyrë ta refuzon kërkesën…

Kur çdo njeri ta mohon përgjigjen ose ta refuzon ndihmën…

”…Allahut i përkasin thesaret e qiejve dhe të tokës.”

Në atë çast dëshiroja të heshtja dhe të vazhdoja të zhytesha në këtë kuptim.

Ndjeva një dëshirë të fortë të largohesha nga ai tubim, që ta përjetoja vetëm këtë domethënie; ta përsërisja këtë ajet në zemrën dhe shpirtin tim dhe ta shijoja vazhdimisht këtë pasuri, këtë begati dhe këtë qetësi që buron nga mbështetja tek Allahu.

O Allah, na pasuro me Ty, që të mos kemi nevojë për askënd tjetër.

Dr. Abdullah Belkasim

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit