16.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Pasi të bërit pasuri është e lejuar atëherë përse të dhënit pas dynjasë nuk lejohet?

Më të lexuarat

Pyetje: Pasi të bërit pasuri është e lejuar atëherë përse të dhënit pas dynjasë nuk lejohet?

Përgjigje: Nuk është problem tek sasia e pasurisë, por të bërit shumë pas dynjasë që është e përkohshme!
Në islam e kemi fare të qartë dhe islami nuk ndërhyn në sasinë e pasurisë që ta përkufizoj sasinë e pasurisë, por islami ndalon në qëllim dhe prejardhje të pasurisë. Prej nga e more këtë pasuri? Pse e gjithë kjo pasuri, çka do të bësh me të?  Ka njerëz që jepen shumë pas dynjasë duke e harruar familjen, nuk ka kohë për adhurim e namaz, pastaj dhënia pas epsheve dhe kjo është një problem.
Të bësh pasuri që u garanton familjes një jetë më të mirë dhe më cilësore, fëmijëve një shkollim më të mirë, mundësi për t’iu ndihmuar të tjerëve kjo është shumë e kërkuar dhe vrapimi pas kësaj pasurie për qëllime të duhura në rrugë të duhur në rregull është, mirëpo të dhënurit pas dynjasë si lakmi, dëshirë për argëtim dhe mburrje, krenari e epërsi ndaj dikujt, mundësi për shfrenim kjo është e ndaluar.

Hoxhë Enis Rama

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit