2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Mos citoni jashtë kontekstit – Pyetje dhe përgjigje nga feja islame

Më të lexuarat

Pyetje: Si e arsyetoni ajetin: “Ju keni fenë tuaj, ndërsa unë kam fenë time.”

Përgjigje: Shumë muslimanë thonë se nuk duhet t’u bëjmë davet hindusëve. Të gjithë do të hyjmë në Xhenet, sepse Kur’ani thotë: “Ju keni fenë tuaj, ndërsa unë kam fenë time.” Vëlla, ti e ke cituar ajetin e 6-të të sures EI-Kafirun, mirëpo jashtë kontekstit! Konteksti fillon prej ajetit të parë. Para se ta citosh ajetin e gjashtë të fundit, duhet t’i citosh pesë të parat: “Thuaj: “O ju mosbesimtarë!” Jobesimtar mund të bëhet vetëm ai të cilit ia keni paraqitur islamin dhe ai e ka refuzuar. Nëse askush nuk ia ka paraqitur islamin, si mund të themi se nuk ka dashur të besojë? Pra, fillimisht duhet t’ia paraqesim islamin me së miri që dimë dhe nëse nuk e pranon, potezi i fundit i mundshëm është të thoni: “Thuaj: “O ju mosbesimtarë! Unë nuk adhuroj çfarë ju adhuroni dhe ju nuk jeni adhurues të Atij që unë adhuroj. Unë nuk do të jem kurrë adhurues i atyre që ju i adhuroni dhe as ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj! Ju keni fenë tuaj, ndërsa unë kam fenë time!” (Kafirun 1-6)
Nëse e refuzon të Vërtetén, thuani atij: “Unë nuk adhuroj çfarë ju adhuroni.” Disa politikanë muslimanë thonë: “Pavarësisht a e thirrët Ram ose e thirrët Allah, kjo është në rregull!” Prej nga e kanë nxjerrë këtë?! Ata përpiqen që ta përziejnë hinduizmin dhe islamin. Ju dorëzojeni të Vërtetën. Nëse nuk e pranojnë, thuani atyre: “Ne nuk pajtohemi me atë që e thoni ju, as ju nuk pajtoheni me atë që e themi ne. Ju keni fenë tuaj, ndërsa unë kam fenë time.” Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të bëjmë  davet.

Dr. Zakir Naik
*Shkëputur nga libri “Islami në qendër të vëmendjes”

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit