Historia që nuk na e treguan: Madhështia e Andaluzisë Islame

Më të lexuarat

Gjithmonë kemi dëgjuar për aventurat e Sindibadit dhe historitë e Aladinit me llambën e tij magjike, por asnjëherë nuk kemi dëgjuar për:

1-Djaloshin që u shpëtoi armiqve të tij dhe përshkoi detra lugina e male në një udhëtim që zgjati gjashtë vite dhe me mijëra kilometra derisa arriti të depërtojë në një vend që se njihte dhe aty ndërtoi qytete, formoi shtetin dhe ktheu mbretërinë e madhe të të parëve të tij e cila kishte kohë që ishte shkëputur. (Abdurrahman ed Dahil)

2-Nuk kemi dëgjuar për çudirat e Andaluzisë, për rrugët e saj të ndriçuara qysh para 10 shekujsh, për kanalizimet perfekte të qyteteve të saj, ndërkohë që shumë vende (fshatra dhe qytete) edhe sot e kësaj dite vuajnë nga ndriçimi dhe kanalizimet.

3-Mbase edhe kemi dëgjuar në media apo kemi lexuar në libra për Abas ibn Fernasin, por në shumicën e rasteve kemi dëgjuar një histori të falsifikuar, sepse na është thënë se ai ndërroi jetë pasi që dështoi me planin e tij të fluturimit dhe nuk na kanë thënë se ai qe i suksesshshëm. Gjithashtu nuk na treguan se Abas bin Fernasi ishte ai që zbuloi prodhimin e xhamit nga rëra! A mos ndoshta donin të na mbushnin mendjen se një musliman nuk ka të drejtë të bëjë eksperimente dhe të zbulojë gjëra të reja?

4-A ke dëgjuar ndonjëherë për en Nasir? Po për Jusuf ibn Tashefijn? Për urën me harqe të Semh bin Malikut në Kordovë? Po për Ukbeh bin Haxhaxhin? Po për ibn Hazmin, Ibn Rushdin, ibn Zuhrin, Zahrauin, e shumë e shumë të tjerë?
Nëse ke dëgjuar për ta atëherë tregoju edhe të tjerëve. Por nëse nuk ke dëgjuar, atëherë na ndiq në këtë faqe në mënyrë që të njihesh më shumë me historinë e këtij umeti të ndritur!

Andaluzia e periudhës Islame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit