9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Më është zbehur vullneti për punë të mira dhe adhurime, të lutem një këshillë?

Më të lexuarat

Muslim man praying on an empty dock

Pyetje:  Më është zbehur vullneti për punë të mira dhe adhurime, të lutem një këshillë?

Përgjigje: Plogështia nëadhurim deri diku është normale si pasojë e rrethanave dhe situatave. Ajo çka së pari duhet të kemi parasysh është se kjo plogështi, kjo zbehje në adhurime, a ka ndikuar që të braktisni adhurimet e caktuara dhe me lehtësi bijmë në gjërat e ndaluara?!, nëse këtu është ardhun situata duhet të veprojmë seriozisht e të marrim hapa parandalues. Nëse nuk kemi arritur këtu por kemi  zbehje të punëve vullnetare, apo në kuptim të sasisë, për shembull dikur falje namaz nate apo lexoje Kur’an më tepër ndërsa tani jo. Mendoj që duhet të shikohet normale si fazë por që nuk duhet të bashkjetohet edhe më tutje këshut, të mos pranohet kjo gjendje kështu, duhet tentohet të rimerret vetvetja me lexim, ligjerëata, përmendje të Allahut dhe mbi të gjitha me një vullnet të vazhdueshëm përkundër dëshirës  se jo çdo herë dëshirat tona janë në përputhje me atë që duhet përpjekur për ta bërë , nëse përpiqesh do të dalësh nga kjo gjendje, por nëse bashkëjeton me këtë pasivitet të punëve dhe adhurimeve kështu vetëmse do përkeqësoshesh edhe më tepër.

Hoxhe Enis Rama

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit