Muhamed Sytari, lideri fetaro-atdhetar që duam!

Më të lexuarat

Zëri që Lubonja e ka kërkuar aktiv që në 97-ën: pse Shqipëria sot është më rëndë se ajo kohë…

Nëse huazohet një frazë eufemike nga Rama, Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari është bash lideri fetar për të cilin Shqipëria ka nevojë, lideri që duam.

Me një guxim e karizëm për t’u patur zili, me një atdhedashuri gjithashtu që i ri natyrshëm kostumit të tij besimor, Sytari pati një viralitet të kuptueshëm me fjalimin e tij për Kurban Bajram.

Fjalët e tij ishin dhe fjalët e çdo shqiptari të ndershëm e atdhedashës, të cilit i dhimbset ky vend që vërtet po shkon drejt një rreziku ekzistencial, pa asnjë krahasim as me 97-ën, kur vërtet ra shteti por mbijetoi Shqipëria.

Sot, nën kërcënimin e një shpopullimi të frikshëm, si të ishte një skemë djallëzore e vënë në veprim nga forca të errëta, e cila ka një përputhje po ashtu të frikshme me një rrethim izraelit të Shqipërisë, në sfond të të cilit është aleanca e pështirë Rama – Netanyahu, e pështirë moralisht dhe e rrezikshme kombëtarisht, zëra si ai i Muhamed Sytarit duhen shndërruar në korr si nga liderë të besimeve kryesore në Shqipëri e si nga figura me peshë publike.

Sa i përket ngushtëisht lidershipit musliman, nëse myftilerët shqiptarë nuk shfaqen me vokacionin e Sytarit, nuk e kanë kryer denjësisht detyrën hem fetare e hem patriotike.

Sot, Shqipëria ndodhet në një njëjtat pozita si pas rënies së Perandorisë Osmane, ku rendi i ri botëror që po pasonte as që e llogariste si shtet. Dhe do ishte elita e kohës, fetare e intelektuale, që me mish e me shpirt do mundësonin që shqiptarët të kishin një shtet, pa rënë në satërën e fqinjëve deri dhe gjenocidalë, serbë e grekë. Sot, në kushtet kur rendi aktual botëror është në zhbërje, Shqipëria rrezikohet nga i njëjti lloj armiku me natyre gjenocidale, Izraeli, me një kryeminstër që tashmë i ka rënë çdo maskë dhe po zbaton atë skemë që i është dhënë për ta izraelizuar një shtet me shumicë muslimane në Ballkan e Europë.

Por dhe sikur kjo axhendë mos ekzistonte, mjaft që Shqipëria është kthyer në “atdheun më të dashur të çdo maskarai dhe atdheun më të urryer për atë që horr dot nuk bëhet”, thënë për ironi nga vetë Rama para se të hyjë në politikë, që zëra si Muhamed Sytari të shndërrohen në motivime të forta shoqërore për t’ju bërë barrikadë së keqes, si dhe në modele për t’u ndjekur nga zëra të tjerë publikë.

Fatos Lubonja duhej të ishte një prej tyre, i cili, për një koiçidencë, ishte ndër zërat e vetëm në kohërat e errëta të 97-ës që apelonte për aktivizim të fortë të lidershipit fetar në përballje me të keqen që po përjetonte Shqipëria.

Sot është koha si për zërin edhe me të fortë të tij e si për atë të atyre që duhet t’i ngjajnë një emri si Muhamed Sytari. /tesheshi.com/                           

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit