Një statistikë mahnitëse nga libri “El-Muteledhdhidhūne bil-Ilm” (Ata që kënaqen me dijen):
▪️ Ibn Hishami e përsëriti “Elfijen e Ibn Malikut” 1000 herë.
▪️ Galib ibn Atijje el-Muharibij e përsëriti “Sahihun e Buhariut” 700 herë.
▪️ Ebu Bekr el-Ebheri (v. 375 h.) e përsëriti “Mukhtesarin e Ibn Abdul-Hakemit” 500 herë.
▪️ Imam Neveviu e përsëriti “El-Vesit” të Gazaliut 400 herë.
▪️ Ebu Seid el-Berdai e përsëriti “El-Xhamiu el-Kebir” të Muhamed ibn Hasanit 400 herë.
▪️ Sulejman el-Alevij el-Jemenij e përsëriti “Sahihun e Buhariut” 280 herë.
▪️ Ibn el-Batti el-Bagdadi e përsëriti “Xhuzin el-Benijasi” 200 herë.
▪️ Nefisuddin el-Alevij (v. 825 h.) e përsëriti “Sahihun e Buhariut” 150 herë.
▪️ Musnidi Musaid Beshir e përsëriti “Sahihun e Buhariut” 130 herë.
▪️ Esiluddin el-Heravi e përsëriti “Sahihun e Buhariut” 120 herë.
▪️ Ahmed el-Alavne e përsëriti “El-A’lam” të Zirikliut 100 herë.
▪️ Shejh Abdullah ibn Akili e përsëriti “Tefsirin e Ixhiut” 100 herë.
▪️ Shejh Hammad el-Ensari e përsëriti “Mizanul-I’tidal” të Dhehebiut 100 herë.
▪️ Shejh Ebu Is’hak el-Huvejni e përsëriti “El-Ilel” të Ibn Ebi Hatimit 100 herë.
▪️ Muhamed ibn Mukbil et-Taxhir e përsëriti “Sahihun e Buhariut” 95 herë.
▪️ Shejh Ebu Is’hak el-Huvejni e përsëriti “Kujtimet e Shadhliut për Luftën e Tetorit” 90 herë.
▪️ Ibn Atif (v. 886 h.) e përsëriti “El-Kafi” të Serdefiut 80 herë.
▪️ Ali el-Kurejdi (v. 886 h.) e përsëriti “El-Kafi” të Surufiut 80 herë.
▪️ Njëri prej tyre e përsëriti “El-Esedijje” 75 herë.
📚 Kjo tregon se mjeshtëria në dije nuk arrihet vetëm duke lexuar shumë libra, por duke i lexuar dhe përsëritur vazhdimisht librat themelorë derisa dija të rrënjoset thellë në mendje dhe zemër. ✨
