3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Dembelia në faljen e namazit

Më të lexuarat

Pyetje: Si ta forcoj imanin një i ri pasi është i prekur prej veseve të shumta dhe namazin e falë pa përkushtim dhe me dembeli?

Përgjigje: Të gjitha këto vijnë si pasojë e paqëndrueshmërisë së imanit në zemër. Ka shumë udhëzime e ndër udhëzimet më të mira është dituria si: leximi, dëgjimi i ligjëratave në mënyrë që jo vetëm të fitosh informacione të reja por edhe të përforcohesh në ato që i di, sepse njeriu ka nevojë ta ushqej veten e tij vazhdimisht që t’i zbutet zemra e të këndellet mendja, të rriten ambiciet, të shtohet imani. Dituria është në rend të parë, pastaj mundohu t’i shtosh adhurimet përmendjen e Allahut, leximi i Kuranit., duke u përpjekur vazhdimisht me këmbëngulje. Largohu prej shoqërisë së keqe, kujdes nga mëkatet në vetmi dhe bëj sa më tepër dua që Allahu të të jep qëndrueshmëri në fe.

Hoxhë Enis Rama

The post Dembelia në faljen e namazit appeared first on Pyetje dhe përgjigje nga feja islame.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit