22 C
Pristina
Saturday, May 25, 2024

Çka konsiderohet avret i gruas para fëmijëve të saj?

Më të lexuarat

Pyetje:

Unë kam një fëmijë i cili është 11 muajsh, dhe ndonjëherë i ndërroj rrobat para tij. A lejohet kjo? Sa vjeç duhet të jetë fëmija, kur nuk lejohet të heq rrobat e mia përpara tij, ose të vesh rroba të shkurtra në shtëpi me burrin tim përpara tij? Ju lutem më këshilloni, Allahu ju shpërbleftë me të mira.

Përgjigje:

Falënderimi i qoftë Allahut.

Nëse fëmija e kupton se çfarë është Avret (pjesët private të cilat duhet të mbulohen në publik), atëherë nuk lejohet që gruaja ta zbulojë atë. Por nëse ai nuk e kupton sepse është i vogël, atëherë lejohet. Me sa duket mosha 11 muajsh ai nuk do ta kuptojë, por nëse një fëmijë është katër ose pesë vjeç, ai mund ta kuptojë këtë çështje. Çështja është se nëse ai e kupton dhe veprime të tilla do të qëndrojnë në mendjen e tij, atëherë nuk lejohet që gruaja të zbulojë avretin, pra pjesët që konsiderohen turp, para tij.

Islamqa.info

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit