21.3 C
Pristina
Saturday, July 13, 2024

A konsiderohet mallkimi i gruas dhe fëmijëve shkurorëzim?

Më të lexuarat

Pyetje: “Çfarë është gjykimi për të mallkuar gruan apo ndonjë prej fëmijëve? Dhe a konsiderohet mallkimi i gruas shkurorëzim apo jo?”

Përgjigje: “Mallkimi i gruas nuk është i lejuar në asnjë mënyrë, mirëpo, ky nuk konsiderohet shkurorëzim. Në rast të tillë, është obligim për burrin që të pendohet tek Allahu për veprimin e tij dhe t’i kërkoj asaj falje për shkak të këtij mallkimi apo fyerje. E njëjta gjë vlen edhe për mallkimin e ndonjë prej fëmijëve apo këdo prej myslimanëve. I dërguari i Allahut ka thënë: “Sharja e myslimanit është shfrenim (mëkat), ndërsa vrasja e tij është mosbesim.”[1]

Dhe, në një hadith tjetër, i dërguari i Allahut  ka thënë: “Mallkimi i myslimanit është sikurse vrasja e tij.”[2]

Këto janë dy hadithe autentike të cilat argumentojnë se, mallkimi apo sharja e myslimanit është prej mëkateve të mëdha. Është obligim i çdonjërit që të ketë kujdes e ta ruaj gjuhën nga ky tejkalim i kufijve, nga ky veprim i shëmtuar. Mirëpo, siç edhe e theksuam më herët, gruaja nuk konsiderohet e shkurorëzuar nga një veprim i tillë, dhe ajo mbetet në gjendjen e saj të mëhershme, pra, nën kurorë.”


[1] Bukhari dhe Muslimi.

[2] Bukhari.

 

 

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/2033
Përgatiti: www.perlatmulsimane.com 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit