21.3 C
Pristina
Saturday, July 13, 2024

A është puna apo shkolla arsye e pranuar për të mos marrë pjesë në namazin e xhumasë?

Më të lexuarat

Pyetje: A është puna apo shkolla arsye e pranuar për të mos marrë pjesë në namazin e xhumasë?

Përgjigje: Ti e ke dëgjuar ajetin fisnik në të cilin Allahu thotë qartë se, tregtia duhet të braktiset, d.m.th. të gjitha punët braktisen kur muezini thërret për namaz. Puna nuk është arsye për të lënë atë që Allahu (azze ue xhel) e kanë obliguar. Nuk është asgjë tjetër pos materializmi që i ka vënë kthetrat në shumicën e muslimanëve sot. Prandaj, ata preferojnë dunjanë përpara ahiretit. Ky është një devijim i rrezikshëm që mund të ketë pasoja shumë të këqija.

Pyetje: Disa thonë se ata kanë familje dhe kanë frikë largimin nga puna në qoftë se ata e lënë punën për namazin e xhumasë. E njëjta gjë vlen edhe për nxënësin. Ai ka frikë të përjashtohet nga shkolla. A duhet ata megjithëkëtë të marrin pjesë në namazin e xhumasë?

Përgjigje: Po, megjithatë. Këtyre muslimanëve ne u themi:

وَمَن يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَل لَّهُ مَخْرَجًا وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِبُ

“Kush e ka frikë Allahun, atij Ai i hap rrugë dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare.” 65:3


Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (322)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit