Presidenti Erdoğan dhe kancelari Merz diskutojnë për çështjet globale

Më të lexuarat

“Türkiye synon t’i forcojë marrëdhëniet e saj me Gjermaninë”, tha presidenti Erdoğan duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të ndërmarrjes së hapave të ndërsjellë drejt këtij qëllimi.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe kancelari gjerman Friedrich Merz diskutuan sot në një telefonatë për çështjet rajonale dhe globale si dhe marrëdhëniet dypalëshe, tha Drejtoria e Komunikimeve të Türkiyes.

“Türkiye synon të forcojë marrëdhëniet e saj me Gjermaninë”, tha presidenti Erdoğan duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të ndërmarrjes së hapave të ndërsjellë drejt këtij qëllimi.

Erdoğani shtoi se Türkiye pret “angazhim të fortë” në Samitin e NATO-s në Ankara për të forcuar mbrojtjen e Evropës dhe për të ruajtur “lidhjen transatlantike”.

Lidhur me luftën e vazhdueshme Rusi-Ukrainë, Erdoğan foli për përpjekjet e Ankarasë, duke thënë se Türkiye po punon për paqe të qëndrueshme dhe rifillimin e negociatave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit