6.7 C
Pristina
Tuesday, October 15, 2024

A është i kënaqur Zoti me mua?

Më të lexuarat

Pyetje: Si ta di nëse Zoti është i kënaqur me mua?

Përgjigje: Të kuptuarit nëse na do Zoti apo nuk na do nuk është e komplikuar. Ai njeri që dëshiron ta arrijë kënaqësinë e Zotit është shumë e lehtë, ndërsa ai njeri që dëshiron t’i kënaq njerëzit e ka shumë të vështirë ta arrij një gjë të tillë. Ta kënaqësh Allahun duhet të merren mësime nga nësimet e Kuranit; të veprojmë atë që e kërkon Zoti prej nesh, të lejuarën apo të ndaluarën. Zbato urdhërin e Zotit dhe ai që e bën këtë do të jetë prej të dashurve të Zotit. Kjo është një shkallë e lartë që me të Allahu i nderon besimtarët. Ka thënë Pejgamberi alejhi we selem: ” Kur Zoti e do një njeri, thërret Xhibrilin dhe i thotë: ”-O Xhibril, unë e dua filanin, prandaj duaje dhe ti!” dhe e do edhe Xhibrili, i cili nga ana e tij, thërret: ”-O banorë të qiellit! Zoti e do filanin, prandaj duajeni dhe ju! dhe e duan edhe banorët e qiellit. Mandej, dashuria për këtë njeri, instalohet dhe tek zemrat e banorëve të tokës.”  Nga ky hadith shohim se nderi më i madh për muslimanin është thirrja e Allahut për ta dashur ndonjërin. Të mos neglizhohen farzet dhe të bëhen sa më shumë vepra vullnetare.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit