9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Çfarë shpërblimi tek Allahu gruaja shtatzënë për dhimbjet e vështirësitë që ka?

Më të lexuarat

Nuk ka argument të drejtpërdrejtë nga Kurani dhe suneti profetik që tregon se çfarë shpërblimi specifik ka gruaja shtatzënë. Megjithatë, pa asnjë dyshim, ajo gëzon shpërblime të mëdha për përballjen me sfidat e saj, duke u bazuar në fjalët e Profetit Muhamed (salAllahu alejhi ue selem), i cili ka thënë:
“Nëse myslimanit i hyn qoftë edhe një gjemb në këmbë, Allahu për këtë ia fshin mëkatet.”

Sa më e madhe të jetë sprova, dhimbja dhe lodhja, aq më i madh është shpërblimi tek Allahu. Kur Allahu i fshin mëkatet e njeriut përmes sprovave dhe ky njeri nuk ka mëkate të mbetura, ai ngrihet në shkallë më të larta në Xhenet – gjithmonë me kushtin që të tregojë durim.

Nëse njeriu tregohet i durueshëm gjatë sprovave, ai përfiton dy shpërblime kryesore:

1. Shpërblimi i durimit – Ky është një shpërblim i pamatë dhe i pakufizuar. Allahu ka thënë:
“Vetëm ata që janë të durueshëm do të shpërblehen pa llogari.” (Zumer, 10).
Pra, ky shpërblim është i pafund dhe vetëm Allahu e di përmasat e tij.

2. Fshirja e mëkateve – Sipas një hadithi të Profetit (salAllahu alejhi ue selem), shpërblimi i njeriut është në përpjesëtim të drejtë me madhësinë e sprovës. Sa më e madhe sprova, aq më i madh shpërblimi tek Allahu.

Kështu, gratë që përjetojnë dhimbje, lodhje dhe vështirësi gjatë shtatzënisë, nëse tregohen të durueshme, do të kenë shpërblime të mëdha tek Allahu. Për më tepër, këto vështirësi janë një shkak për ardhjen në jetë të një krijese që, me vullnetin e Allahut, do të adhurojë Zotin e vet.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë gjithashtu se kur njeriu vdes, i ndërpriten veprat përveçse në tri gjëra, ndër të cilat është:
“Një fëmijë i mirë që lutet për të.”

Kjo nënkupton që nëse prindi e ka mësuar dhe edukuar fëmijën sipas Islamit, atëherë çdo vepër e mirë që fëmija bën, do të sjellë shpërblime për prindin edhe pas vdekjes së tij. Dijetarët kanë sqaruar se kur një prind i mëson fëmijës namazin, marrjen e abdesit, leximin e Kuranit dhe kryerjen e veprave të mira, të gjitha shpërblimet e këtyre veprave kalojnë edhe tek prindi.

Kështu, edukimi i fëmijës dhe përballimi i vështirësive që lidhen me këtë proces është një burim i madh shpërblimesh për prindin. Kur e mendon këtë, përballimi i sfidave gjatë shtatzënisë dhe rritjes së fëmijës bëhet më i lehtë.

Hoxhë Lulzim Perçuku

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit