-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Nëse e lyejmë fytyrën me vaj ulliri, a vlen abdesti nëse nuk e largojmë tërësisht vajin?

Më të lexuarat

I nderuar hoxhë! Nëse e lyejmë fytyrën me vaj ulliri, a vlen abdesti nëse nuk e largojmë tërësisht vajin?

Përgjigjja: Prej kushteve themelore të abdestit është edhe larja e fytyrës. Me larjen e fytyrës nënkuptojmë mënjanimin e papastërtisë nga fytyra si dhe largimin e çdo gjëje që e pengon arritjen e ujit në lëkurë. Me fjalë të tjera, uji duhet të depërtojë në lëkurën e fytyrës. Duke pasur parasysh se vaji i ullirit konsiderohet i pastër dhe nuk pengon depërtimin e ujit në lëkurë, themi se moslargimi i tërësishëm i vajit të ullirit nga fytyra nuk shkakton problem për vlefshmërinë e abdestit.
Allahu e di më së miri.

-Dr. Shefqet Krasniqi (Libri “FETVA 1”, faqe 99)

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit