Pyetja:
Unë u martova me një grua dhe nuk e përfundova martesën me të, por më parë isha në kontakt me të në celular dhe e pashë të zhveshur përmes kamerës së celularit, pastaj u divorcova nga ajo para se të përfundoja martesën me të. A duhet ajo të zbatojë idetin [1] dhe a ka të drejtë në mehrin e plotë?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut.
Këtë pyetje ia bëra shejhut tonë, ‘Abd er-Rahman el-Barrak (Allahu e ruajtë) dhe ai tha:
Vendimi për kulwah (të qenit vetëm me gruan), i cili u përmend nga juristët, nuk hyn në fuqi si rezultat i këtij vështrimi, sepse kushti i kulwah është që burri të jetë vetëm me gruan në një vend në të cilat është e mundur që ai të kryejë marrëdhënie me të.
Dhe Allahu e di më së miri.
islamqa.info
—————–
[1] Ideti është koha që gruaja duhet të presë që të kalojë në shtëpinë e burrit dhe kjo fillon prej momentit kur burri e divorcin gruan e tij dhe zgjat derisa gruaja kalon tri periudha menstruacionesh. Gjithashtu, burri ka të drejtë ta rikthejë gruan e tij brenda kësaj periudhe.