4.8 C
Pristina
Friday, December 6, 2024

Pse devijohet nga El-Fitra (instinkti i besimit të drejtë)?

Më të lexuarat

▪️Jemi njoftuar se njerëzit në lidhje me besimin kanë një besë të hershme të cilën Allahu i madhëruar ua ka marrë që para krijimit të tyre, kur ata ishin grimca në trupin e Ademit -alejhi selam- dhe ajo besë ka bërë që ata të lindin në natyrë të pastër besimi. Mirëpo pse njerëzit devijojnë nga kjo natyrë e pastër e besimit për të përfunduar në besime të tjera të shpikura?

▪️Përgjigja: Te njeriu shfaqen dy dukuri shumë të qarta:
E para: Shkujdesja.
E dyta: Imitimi i të tjerëve.

– Shkujdesja ndaj diçkaje është harresa e saj, mirëpo nuk është harresë e plotë, sepse njeriu nëse kujtohet nga tjetri, e kujton atë. Shejhu i Islamit Ibn Tejmije në lidhje me këtë dukuri, thotë:
“Njohja e krijuesit është dije e detyruar dhe e pandashme nga njeriu. Ai nuk shkujdeset ndaj saj aq sa të mos e njohë fare Atë. Ai patjetër e njeh atë edhe nëse ndodh që e harron dhe prandaj tregimi rreth Tij quhet përkujtim (dmth: kujtim i asaj që dihet)”. Shih librin Der Et-Tearud: 8/48

– Ndërsa imitimi është të bëjë njeriu një veprim si veprimi i tjetrit. Dijetarët thonë: “Imitim do të thotë ta ndjekësh tjetrin në atë që thotë, apo bën, duke besuar se është në të drejtën pa shikuar për fakte dhe pa menduar për to”. Dmth: Nuk i lidh veprimet e tij me atë që ai është vulosur që në kohën e krijimin për të parë nëse ka përputhje apo jo.

Dr. Abdullah Nabolli

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit