13.6 C
Pristina
Sunday, October 13, 2024

Nëse imami këndon me zë (apo një pjesë) në namazin e drekës pastaj ndalet, a të bëj sehwi sexhde në fund?

Më të lexuarat

Jo, nuk ka nevojë të bësh sehwi sexhde ngase leximi me zë ose pa zë në namaz është sunet. Nëse personi vepron të kundërtën, nuk është e nevojshme të bëjë sewhi sexhde. Vetë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem në disa raste në namazet pa zë (drekë dhe ikindi), aty-këtu ndonjë ajet e ka kënduar me zë. Dijetarët thonë se ka vepruar kështu për të treguar se nuk është obligim leximi pa zë. Gjithashtu, e ka bërë për të treguar se çfarë ka qenë duke lexuar nga Kurani (e në namazin e drekës dhe ikindisë nuk e kanë dëgjuar njerëzit se çfarë lexon). E disa dijetarë thonë se këtë gjë e ka bërë për shkak se ka qenë shumë i përqendruar gjatë namazit të tij dhe kështu ka lexuar me zë. Mirëpo, e gjithë kjo tregon se edhe nëse personi lexon Kuran me zë në namazin e drekës dhe ikindisë, nuk është e nevojshme të bëjë sehwi sexhde.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit