22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Kur thoni kërkimin e diturisë a doni të thoni vetëm diturinë e Ku’ranit apo shkencë e teknologji?

Më të lexuarat

Pyetje: Kur thoni kërkimin e diturisë, a doni të thoni vetëm diturinë e Ku’ranit apo shkencë e teknologji?

Përgjigje: E para dhe e pakontestueshmja dhe e privilegjuar është dija e fesë, të mësosh atë që Allahu e do më së shumti pra librin e Tij: Ku’ranin, sunetin, dispozitat. Është e kuptueshme se të gjithë nuk mund të arrijmë të marrim vetëm dijën e fesë por krahas kësaj diturinë e dobishme siç është mjeksia që është një mission i përzgjedhur dhe shumë i rëndësishëm, të bëhet një besimtar musliman mjek apo mjeke edhe kjo e arrinë kënaqësinë e Allahut, por edhe në teknologji, nëse marrim dhe studiojmë teknologji dhe në të ardhmen e përdorim teknologjinë për përhapjen e lajmeve të mira dhe ndalimin nga e keqja edhe këtë e do Allahu.

Nuk mund të krahasohet ai që studion Ku’ranin dhe ai që merret me tudime të tjera për shembull sociale e të tjera, por çdonjëri që merr dobi të hajrit dhe vepron me atë për të mirë duke e përhapur te njerëzit kjo ka shpërblim te Allahu.

Hoxhë: Fadil Musliu

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit