LAJMI I FUNDIT: 🇪🇺 Parlamenti Evropian e kalon propozimin ‘Chat Control’ që lejon me u monitoru mesazhet private.

Më të lexuarat

​Çka i bjen kjo me pak fjalë?

​Kjo i bjen që, nëse ky ligj kalon deri në fund, mesazhet e tua private nëpër aplikacione nuk kanë me qenë më aq private sa kanë qenë.
​Ideja e këtij propozimi është kjo:
​Skanimi i bisedave: Aplikacionet si WhatsApp, Signal apo Viber deri tash i kanë pasë mesazhet e mshefta (të koduara) që mos me mujt me i lexu kërkush pos teje edhe atij që ia dërgon. Me këtë ligj të ri, këto kompani detyrohen me vendos nji lloj programi që i kontrollon bisedat, fotot edhe videot para se me u nisë.
​Pse po e bëjnë? Qeveritë po thonë që po e bëjnë për siguri, për me i kapë kriminelët, terroristat edhe ata që shpërndajnë gjëra të ndaluara për fëmijë.
​Pse po çohet pluhur i madh? Sepse njerëzit e mbrojtësit e privatësisë po thonë që kjo është njësoj si me të vendosë nji kamerë përgjimi brenda në shtëpi. Plus, programet kompjuterike munden me gabu e me raportu te policia ndonjë foto apo bisedë krejt normale duke e keqkuptu.
​Disa aplikacione si puna e Signal-it madje kanë thënë që nëse i detyrojnë me i spiunu përdoruesit, ma mirë e mbyllin krejt shërbimin në Evropë sesa me pranu këtë kontroll.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit