22 C
Pristina
Saturday, May 25, 2024

Kështu largohen vesveset lidhur me abdesin dhe namazin

Më të lexuarat

Pyetje: Më ndodhin disa dyshim në lidhje me pastërtinë dhe namazin, kështu që unë kërkojë këshilla lidhur me këtë?

Përgjigje: Motra ime, vesveset lidhur me pastërtinë dhe namazet janë vesvese satanike dhe një lloj çmendurie. Kështu që ti duhet ti japësh fund këtyre dhe të mos priresh drejt këtyre imagjinatave.

Ndërsa lidhur me pastërtinë, për çdo namaz merr abdes vetëm një herë. Pastroje fytyrën tuaj tri herë, pastroje çdo dorë deri në bërryl tri herë, jepi mes´h kokës një herë, pastroje çdo këmbë deri te kyçet tri herë. Kjo mjafton.

Mos e përsërit abdesin përsëri, por ji e bindur se ky abdes është i vlefshëm dhe i plotë, mos e përsërit marrjen e abdesit. Pastaj duhet të falësh vetëm një namaz të vetëm. Bëne tekbirat-ul-ihramin, pastaj lexoje el-Fatihanë, bën ruku dhe sexhde dhe kështu me radhë.

Disa motra pyesin dhe thonë: Ne nuk mund të falemi, pse? Sa herë që bëjmë tekbir ne i themi vetes: Ne nuk kemi bërë tekbir. Dhe çdo herë që të pastrohemi, ne i themi vetes: Ne nuk jemi pastruar.

Mos u prir drejt këtyre vesveseve dhe mos i prano ato. Jepi fund atyre dhe kthehuni drejt bindjes së Zotit tuaj.

Alameh Abdul-Aziz bin Abd-Allah Al esh-Shejkh
Burimi: http://www.mufti.af.org.sa/sites/default/files/14320522_09.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit