11.9 C
Pristina
Tuesday, October 15, 2024

Dhurata për shkak të borxhit?

Më të lexuarat

Pyetja:

Një afarist me të cilin njihem prej disa vitesh dhe kam pasur bashkëpunime tregtare me të, tani më kërkon një borxh për investim dhe zhvillim të mëtutjeshëm të biznesit të tij. Përveç kësaj, ai më premton se gjatë kthimit të borxhit, do të më dhurojë një përqindje të caktuar nga fitimi. A më lejohet ta marr dhuratën, e cila sipas kalkulimeve të tij, i bie që të marr diku rreth 30 përqind më shumë para nga borxhi i dhënë. Një gjë të tillë unë nuk ia kam kërkuar.

Përgjigjja:

Në qoftë se borxhi nuk është i kushtëzuar me dhuratën, por huamarrësi e jep atë pas shlyerjes së borxhit, lejohet marrja e saj. Mirëpo, nëse dhurata përmendet përpara ose gjatë dhënies së huasë, atëherë ekziston një shubha (dyshim) në lidhje me natyrën e asaj dhurate. Gjegjësisht, huadhënësi (pronari i parave) ka mundësi të motivohet nga “dhurata” kur vendos për ta dhënë huanë. Në atë rast, është më mirë të qëndrohet larg nga ajo “dhuratë”, sepse ajo aludon në interes (kamatë).

U përgjigj:
Hfz. Mehas Alija

(Islampress)

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit