0.9 C
Pristina
Friday, December 8, 2023

Reagon myftiu i Kosovës Naim Ternava me rastin e vrasjes së policit Afrim Bunjaku

Më të lexuarat

Vrasja e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe plagosja e një polici tjetër në krye të detyrës në veriun e Kosovës janë akte terroriste të përgatitura e të realizuara nga sfiduesit e vendit e shtetit tonë, nga grupet kriminale serbe, që prej kohësh veprojnë në veri të vendit, e të cilat mbështeten direkt nga Serbia.

Sulmi i sotëm është atakim ndaj vendit tonë, Kosovës, dhe ndaj rendit kushtetues.
Në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, institucioneve të saj dhe në emrin tim shpreh ngushëllimet më të thella për familjen Bunjaku, biri i së cilës sot ra në krye të detyrës, ndërsa policit të plagosur, Alban Rashitit, i dëshirojmë shërim sa më të shpejtë.

Në këto momente sfiduese për rendin, ligjin e shtetësinë e vendit tonë, kërkohet nga ne unitet veprues në tejkalimin e kësaj situate. Jemi në mbështetje të institucioneve e organeve zbatuese të ligjit në vend.

Myftiu i Kosovës,
Naim ef. Tërnava

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit