18.2 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

Çfarë mirësie vjen me mësimin e fesë?

Më të lexuarat

Profeti alejhi selam thotë: “Kujt ia do Allahu të mirën, ia mëson atij fenë.”

Në këtë hadith tregohet për një mirësi që vjen si rezultat i mësimit të fesë

Për këtë mirësi nuk është dhënë asnjë detaj në këtë hadith dhe është lënë e hapur për të përfshirë të gjitha mirësitë.

Disa mirësi që përmenden shpesh në librin e Allahut dhe që patjetër bëjnë pjesë në domethënien e këtij hadithi janë:

1- Njohja e rrugës së shpëtimit
2- Vullneti për të punuar për rrugët e shpëtimit
3- Kalimi me sukses i sprova të kësaj bote
4- Rrisk dhe furnizim prej Allahut të madhëruar
5- Begati në familje dhe në pasardhës të mirë.

Hoxhë Dr. Abdullah Nabolli

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit