Pesë hadithe profetike që, nëse i lexon, i mëson përmendësh dhe vepron sipas tyre, të mjaftojnë për jetën e kësaj bote dhe të bëjnë dobi në Ahiret.

Më të lexuarat

Pesë hadithe: Kush i lexon, i mëson përmendësh dhe vepron sipas tyre, i mjaftojnë për jetën e kësaj bote dhe i bëjnë dobi në Ahiret

Këto pesë hadithe i ka përzgjedhur muhaddithi i njohur Abdul Kadir Arnauti (Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë për dijen e tij), (1347–1425 h. / 1928–2004).

Ai ka thënë, Allahu na faltë neve dhe atë:

I devotshmi Bishr ibën el-Harith el-Hafi el-Mervezi el-Bagdadi (vdiq më 227 h.), Allahu e mëshiroftë, thoshte:

“O pasues të hadithit! Jepeni zekatin e hadithit; nga çdo dyqind hadithe, përhapni pesë hadithe.”

Prandaj, ja pesë hadithe nga fjalët e të Dërguarit të Allahut ﷺ që hyjnë në këtë kategori.

Hadithi i parë

Transmeton Imam Ahmedi në Musnedin e tij dhe Taberaniu në el-Mu’xhem el-Kebir, nga Muadh ibn Xhebeli رضي الله عنه, i cili ka thënë:

أوصاني رسولُ الله ﷺ بعشر كلمات، قال:

(لا تُشرك بالله شيئًا وإن قُتِلتَ وحُرِّقتَ.
ولا تعُقَّنَّ والدَيكَ وإن أمراكَ أن تخرجَ من أهلِكَ ومالِك.
ولا تترُكَنَّ صلاةً مكتوبةً مُتعَمِّدًا؛ فإنَّ مَن تركَ صلاةً مكتوبةً مُتعَمِّدًا فقد بَرِئَت منه ذِمَّةُ الله.
ولا تشرَبنَّ خَمرًا؛ فإنه رأسُ كلِّ فاحشة.
وإيَّاكَ والمعصيةَ؛ فإنَّ بالمعصية حَلَّ سَخَطُ الله.
وإيَّاكَ والفِرارَ منَ الزَّحف وإن هَلَكَ النَّاس.
وإذا أصابَ النَّاسَ مَوتٌ وأنتَ فيهم فاثبُت.
وأنفِق على أهلِكَ مِن طَوْلِك،
ولا ترفَع عنهُم عَصاكَ أدَبًا،
وأخِفْهُم في الله).

Muadhi ibën Xhebeli رضي الله عنه ka thënë:

I Dërguari i Allahut ﷺ më porositi me dhjetë fjalë dhe tha:

* Mos i shoqëro Allahut asgjë, edhe nëse vritesh ose digjesh.
* Mos u bëj i padëgjueshëm ndaj prindërve të tu, edhe nëse të urdhërojnë të largohesh nga familja dhe pasuria jote.
* Mos e lër kurrë me qëllim ndonjë namaz farz, sepse kush e lë me vetëdije një namaz të detyrueshëm, ai ka humbur mbrojtjen e Allahut.
* Mos pi alkool, sepse ai është burimi i çdo shthurjeje dhe mëkati të madh.
* Ruhu nga mëkatet, sepse për shkak të tyre zbret zemërimi i Allahut.
* Ruhu nga ikja nga fusha e betejës, edhe nëse njerëzit e tjerë shkatërrohen.
* Kur njerëzit të goditen nga vdekja (ose nga një fatkeqësi e rëndë) dhe ti të jesh mes tyre, qëndro i palëkundur.
* Shpenzo për familjen tënde nga ajo që Allahu të ka dhënë.
* Mos e hiq shkopin e edukimit ndaj tyre, (domethënë mos e lër pas dore edukimin dhe disiplinimin e tyre).
* Dhe bëji ata që ta kenë frikë Allahun.

Hadithi është hasen (i mirë).

Hadithi i dytë

Transmeton Imam Ahmedi në Musnedin e tij, nga Ebu Dherri el-Gifari رضي الله عنه, i cili ka thënë:

أمرَني خليلي ﷺ بسبع:

(أمرَني بحبِّ المساكينِ والدُّنوِّ منهُم.
وأمرَني أن أنظرَ إلى مَن هو دُوني ولا أنظرَ إلى مَن هو فوقي.
وأمرَني أن أصِلَ الرَّحِمَ وإن أدبَرَتْ.
وأمرَني ألا أسألَ أحدًا شيئًا.
وأمرَني أن أقولَ الحقَّ وإن كان مُرًّا.
وأمرَني ألا أخافَ في الله لومةَ لائم.
وأمرَني أن أُكثِرَ من قول: لا حولَ ولا قوَّةَ إلا بالله؛ فإنهنَّ من كنزٍ تحتَ العرش).

Ebu Dherri رضي الله عنه ka thënë:

Miku im i dashur, i Dërguari i Allahut ﷺ, më porositi me shtatë gjëra:

* Më urdhëroi t’i dua të varfrit dhe të jem pranë tyre.
* Më urdhëroi të shikoj ata që janë më poshtë se unë (në çështjet e kësaj bote), e jo ata që janë mbi mua.
* Më urdhëroi t’i mbaj lidhjet farefisnore, edhe nëse të afërmit largohen ose i ndërpresin ato.
* Më urdhëroi të mos i kërkoj askujt asgjë.
* Më urdhëroi ta them të vërtetën, edhe nëse ajo është e hidhur.
* Më urdhëroi të mos i frikësohem qortimit të askujt për hir të Allahut.
* Më urdhëroi ta shtoj sa më shumë thënien:

لا حولَ ولا قوَّةَ إلا بالله

“Nuk ka ndryshim të gjendjes dhe as fuqi përveçse me ndihmën e Allahut.”
Sepse kjo është një nga thesaret që gjenden nën Arshin e Allahut.

Hadithi është hasen (i mirë).

Hadithi i tretë

Transmeton Imam Bejhekiu në librin e tij “Shu’abul-Iman”, nga Ebu Hurejra رضي الله عنه, i cili ka thënë:

قال رسولُ الله ﷺ:

(ثلاثٌ مُنجِياتٌ، وثلاثٌ مُهلِكاتٌ؛
فأمَّا المنجياتُ: فتقوى الله عزَّ وجلَّ في السرِّ والعَلانية، والقولُ بالحقِّ في الرِّضا والسَّخَط، والقَصدُ في الفقر والغِنى.

وأمَّا المُهلِكات: فشُحٌّ مُطاع، وهَوًى مُتَّبَع، وإعجابُ المرء بنفسِه؛ وهي أشَدُّهُنَّ).

Ebu Hurejra رضي الله عنه transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“Tri gjëra janë shpëtuese dhe tri gjëra janë shkatërruese.

Sa u përket gjërave shpëtuese, ato janë:

* Frika dhe devotshmëria ndaj Allahut të Lartësuar, si në fshehtësi ashtu edhe në publik.
* Të thuash të vërtetën, qoftë kur je i kënaqur, qoftë kur je i zemëruar.
* Të jesh i matur dhe i përmbajtur, si në varfëri ashtu edhe në pasuri.

Ndërsa gjërat shkatërruese janë:

* Koprracia që i bindet njeriu, duke e lënë atë të sundojë mbi të.
* Ndjekja e verbër e epsheve dhe dëshirave.
* Vetëpëlqimi dhe mahnitja e njeriut me vetveten, e kjo është më e rënda prej tyre.” Hadithi është hasen (i mirë).

Hadithi i katërt

Transmeton Imam Ahmedi në Musnedin e tij, Ibën Hibani në Sahihun e tij, el-Hakimi në el-Mustedrek ala es-Sahihajn dhe Imam el-Bejhekiu në Shu’ab el-Iman, nga Ubade ibën es-Samit رضي الله عنه, i cili ka thënë:

قال رسولُ الله ﷺ:

(( اضمَنُوا لي سِتًّا من أنفُسِكُم أضمَنْ لكمُ الجنَّةَ:

اصدُقُوا إذا حَدَّثتُم،

وأَوفُوا إذا وَعَدتُّم،

وأدُّوا إذا ائتُمِنتُم،

واحفَظُوا فُرُوجَكُم،

وغُضُّوا أبصارَكُم،

وكُفُّوا أيدِيَكُم )).

Ubade ibënSamiti رضي الله عنه transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“M’i garantoni mua gjashtë gjëra nga vetja juaj, e unë ju garantoj Xhenetin:

* Jini të sinqertë kur flisni.
* Mbajeni premtimin kur premtoni.
* Përmbusheni amanetin kur t’ju besohet.
* Ruajeni nderin dhe dëlirësinë tuaj.
* Ulini shikimet tuaja (nga ajo që Allahu e ka ndaluar).
* Përmbajini duart tuaja (nga padrejtësia, dëmtimi dhe çdo gjë që Allahu e ka ndaluar).” Hadithi është hasen (i mirë).

Hadithi i pestë

Transmeton Imam Ahmedi në Musnedin e tij dhe Imam Tirmidhiu në Xhamiun e tij, nga Ebu Hurejra رضي الله عنه, i cili ka thënë:

قال رسولُ الله ﷺ:

(مَن يأخُذُ عنِّي هَؤُلاءِ الكَلِماتِ فيعمَلُ بهِنَّ،
أو يُعَلِّمُهُنَّ مَن يعمَلُ بهِنَّ؟).

قال أبو هريرة رضي الله عنه:

أنا يا رسولَ الله.

قال: فأخَذَ بيدي فعَدَّ خمسًا، قال:

(اتَّقِ المَحارِمَ تكُنْ أعبَدَ النَّاس.

وارْضَ بما قَسَمَ اللهُ لكَ تكُنْ أغنى النَّاس.

وأحسِنْ إلى جارِكَ تكُنْ مُؤمنًا.

وأحِبَّ لِلنَّاسِ ما تُحِبُّ لنفسِكَ تكُنْ مُسلمًا.

ولا تُكثِرِ الضَّحِكَ؛ فإنَّ كثرةَ الضَّحِكِ تُمِيتُ القَلب).

Ebu Hurejra رضي الله عنه transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“Kush do t’i marrë prej meje këto fjalë, që të veprojë sipas tyre, ose t’ia mësojë dikujt që do të veprojë sipas tyre?”

Ebu Hurejra رضي الله عنه tha:

“Unë, o i Dërguari i Allahut!”

Atëherë Pejgamberi ﷺ ma kapi dorën dhe numëroi pesë këshilla, duke thënë:

* Ruhu nga gjërat që Allahu i ka ndaluar, do të jesh njeriu më i devotshëm në adhurim.
* Ji i kënaqur me atë që Allahu të ka caktuar, do të jesh njeriu më i pasur.
* Sillu mirë me fqinjin tënd, do të jesh besimtar i vërtetë.
* Duaje për njerëzit atë që e do për veten tënde, do të jesh musliman i plotë.
* Mos qesh shumë, sepse e qeshura e tepërt e vdes zemrën. (Hadithi është hasen (i mirë).

Përfundim

Këto pesë hadithe janë prej fjalëve gjithëpërfshirëse të Pejgamberit ﷺ. Kush i lexon, i mëson përmendësh dhe punon sipas tyre, ato i mjaftojnë për të mirën e kësaj bote dhe i bëjnë dobi në Ahiret.

O Allah! Na dhuro dije të dobishme dhe vepra të mira. Amin.

Këto hadithe i përzgjodhi kërkuesi i dijes dhe shërbëtori i Sunetit, Abdul Kadir Arnauti (Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me të mira).

Përktheu: Bekir Halimi

Transmeton Imam Ahmedi në Musnedin e tij dhe Taberaniu në el-Mu’xhem el-Kebir, nga Muadh ibn Xhebeli رضي الله عنه, i cili ka thënë:

أوصاني رسولُ الله ﷺ بعشر كلمات، قال:

(لا تُشرك بالله شيئًا وإن قُتِلتَ وحُرِّقتَ.
ولا تعُقَّنَّ والدَيكَ وإن أمراكَ أن تخرجَ من أهلِكَ ومالِك.
ولا تترُكَنَّ صلاةً مكتوبةً مُتعَمِّدًا؛ فإنَّ مَن تركَ صلاةً مكتوبةً مُتعَمِّدًا فقد بَرِئَت منه ذِمَّةُ الله.
ولا تشرَبنَّ خَمرًا؛ فإنه رأسُ كلِّ فاحشة.
وإيَّاكَ والمعصيةَ؛ فإنَّ بالمعصية حَلَّ سَخَطُ الله.
وإيَّاكَ والفِرارَ منَ الزَّحف وإن هَلَكَ النَّاس.
وإذا أصابَ النَّاسَ مَوتٌ وأنتَ فيهم فاثبُت.
وأنفِق على أهلِكَ مِن طَوْلِك،
ولا ترفَع عنهُم عَصاكَ أدَبًا،
وأخِفْهُم في الله).

Muadhi ibën Xhebeli رضي الله عنه ka thënë:

I Dërguari i Allahut ﷺ më porositi me dhjetë fjalë dhe tha:

* Mos i shoqëro Allahut asgjë, edhe nëse vritesh ose digjesh.
* Mos u bëj i padëgjueshëm ndaj prindërve të tu, edhe nëse të urdhërojnë të largohesh nga familja dhe pasuria jote.
* Mos e lër kurrë me qëllim ndonjë namaz farz, sepse kush e lë me vetëdije një namaz të detyrueshëm, ai ka humbur mbrojtjen e Allahut.
* Mos pi alkool, sepse ai është burimi i çdo shthurjeje dhe mëkati të madh.
* Ruhu nga mëkatet, sepse për shkak të tyre zbret zemërimi i Allahut.
* Ruhu nga ikja nga fusha e betejës, edhe nëse njerëzit e tjerë shkatërrohen.
* Kur njerëzit të goditen nga vdekja (ose nga një fatkeqësi e rëndë) dhe ti të jesh mes tyre, qëndro i palëkundur.
* Shpenzo për familjen tënde nga ajo që Allahu të ka dhënë.
* Mos e hiq shkopin e edukimit ndaj tyre, (domethënë mos e lër pas dore edukimin dhe disiplinimin e tyre).
* Dhe bëji ata që ta kenë frikë Allahun.

Hadithi është hasen (i mirë).

*Hadithi i dytë*

Transmeton Imam Ahmedi në Musnedin e tij, nga Ebu Dherri el-Gifari رضي الله عنه, i cili ka thënë:

أمرَني خليلي ﷺ بسبع:

(أمرَني بحبِّ المساكينِ والدُّنوِّ منهُم.
وأمرَني أن أنظرَ إلى مَن هو دُوني ولا أنظرَ إلى مَن هو فوقي.
وأمرَني أن أصِلَ الرَّحِمَ وإن أدبَرَتْ.
وأمرَني ألا أسألَ أحدًا شيئًا.
وأمرَني أن أقولَ الحقَّ وإن كان مُرًّا.
وأمرَني ألا أخافَ في الله لومةَ لائم.
وأمرَني أن أُكثِرَ من قول: لا حولَ ولا قوَّةَ إلا بالله؛ فإنهنَّ من كنزٍ تحتَ العرش).

Ebu Dherri رضي الله عنه ka thënë:

Miku im i dashur, i Dërguari i Allahut ﷺ, më porositi me shtatë gjëra:

* Më urdhëroi t’i dua të varfrit dhe të jem pranë tyre.
* Më urdhëroi të shikoj ata që janë më poshtë se unë (në çështjet e kësaj bote), e jo ata që janë mbi mua.
* Më urdhëroi t’i mbaj lidhjet farefisnore, edhe nëse të afërmit largohen ose i ndërpresin ato.
* Më urdhëroi të mos i kërkoj askujt asgjë.
* Më urdhëroi ta them të vërtetën, edhe nëse ajo është e hidhur.
* Më urdhëroi të mos i frikësohem qortimit të askujt për hir të Allahut.
* Më urdhëroi ta shtoj sa më shumë thënien:

لا حولَ ولا قوَّةَ إلا بالله

“Nuk ka ndryshim të gjendjes dhe as fuqi përveçse me ndihmën e Allahut.”
Sepse kjo është një nga thesaret që gjenden nën Arshin e Allahut.

Hadithi është hasen (i mirë).

*Hadithi i tretë*

Transmeton Imam Bejhekiu në librin e tij “Shu’abul-Iman”, nga Ebu Hurejra رضي الله عنه, i cili ka thënë:

قال رسولُ الله ﷺ:

(ثلاثٌ مُنجِياتٌ، وثلاثٌ مُهلِكاتٌ؛
فأمَّا المنجياتُ: فتقوى الله عزَّ وجلَّ في السرِّ والعَلانية، والقولُ بالحقِّ في الرِّضا والسَّخَط، والقَصدُ في الفقر والغِنى.

وأمَّا المُهلِكات: فشُحٌّ مُطاع، وهَوًى مُتَّبَع، وإعجابُ المرء بنفسِه؛ وهي أشَدُّهُنَّ).

Ebu Hurejra رضي الله عنه transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“Tri gjëra janë shpëtuese dhe tri gjëra janë shkatërruese.

Sa u përket gjërave shpëtuese, ato janë:

* Frika dhe devotshmëria ndaj Allahut të Lartësuar, si në fshehtësi ashtu edhe në publik.
* Të thuash të vërtetën, qoftë kur je i kënaqur, qoftë kur je i zemëruar.
* Të jesh i matur dhe i përmbajtur, si në varfëri ashtu edhe në pasuri.

Ndërsa gjërat shkatërruese janë:

* Koprracia që i bindet njeriu, duke e lënë atë të sundojë mbi të.
* Ndjekja e verbër e epsheve dhe dëshirave.
* Vetëpëlqimi dhe mahnitja e njeriut me vetveten, e kjo është më e rënda prej tyre.”

Hadithi është hasen (i mirë).

*Hadithi i katërt*

Transmeton Imam Ahmedi në Musnedin e tij, Ibën Hibani në Sahihun e tij, el-Hakimi në el-Mustedrek ala es-Sahihajn dhe Imam el-Bejhekiu në Shu’ab el-Iman, nga Ubade ibën es-Samit رضي الله عنه, i cili ka thënë:

قال رسولُ الله ﷺ:

(( اضمَنُوا لي سِتًّا من أنفُسِكُم أضمَنْ لكمُ الجنَّةَ:

اصدُقُوا إذا حَدَّثتُم،

وأَوفُوا إذا وَعَدتُّم،

وأدُّوا إذا ائتُمِنتُم،

واحفَظُوا فُرُوجَكُم،

وغُضُّوا أبصارَكُم،

وكُفُّوا أيدِيَكُم )).

Ubade ibënSamiti رضي الله عنه transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“M’i garantoni mua gjashtë gjëra nga vetja juaj, e unë ju garantoj Xhenetin:

* Jini të sinqertë kur flisni.
* Mbajeni premtimin kur premtoni.
* Përmbusheni amanetin kur t’ju besohet.
* Ruajeni nderin dhe dëlirësinë tuaj.
* Ulini shikimet tuaja (nga ajo që Allahu e ka ndaluar).
* Përmbajini duart tuaja (nga padrejtësia, dëmtimi dhe çdo gjë që Allahu e ka ndaluar).”

Hadithi është hasen (i mirë).

*Hadithi i pestë*

Transmeton Imam Ahmedi në Musnedin e tij dhe Imam Tirmidhiu në Xhamiun e tij, nga Ebu Hurejra رضي الله عنه, i cili ka thënë:

قال رسولُ الله ﷺ:

(مَن يأخُذُ عنِّي هَؤُلاءِ الكَلِماتِ فيعمَلُ بهِنَّ،
أو يُعَلِّمُهُنَّ مَن يعمَلُ بهِنَّ؟).

قال أبو هريرة رضي الله عنه:

أنا يا رسولَ الله.

قال: فأخَذَ بيدي فعَدَّ خمسًا، قال:

(اتَّقِ المَحارِمَ تكُنْ أعبَدَ النَّاس.

وارْضَ بما قَسَمَ اللهُ لكَ تكُنْ أغنى النَّاس.

وأحسِنْ إلى جارِكَ تكُنْ مُؤمنًا.

وأحِبَّ لِلنَّاسِ ما تُحِبُّ لنفسِكَ تكُنْ مُسلمًا.

ولا تُكثِرِ الضَّحِكَ؛ فإنَّ كثرةَ الضَّحِكِ تُمِيتُ القَلب).

Ebu Hurejra رضي الله عنه transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“Kush do t’i marrë prej meje këto fjalë, që të veprojë sipas tyre, ose t’ia mësojë dikujt që do të veprojë sipas tyre?”

Ebu Hurejra رضي الله عنه tha:

“Unë, o i Dërguari i Allahut!”

Atëherë Pejgamberi ﷺ ma kapi dorën dhe numëroi pesë këshilla, duke thënë:

* Ruhu nga gjërat që Allahu i ka ndaluar, do të jesh njeriu më i devotshëm në adhurim.
* Ji i kënaqur me atë që Allahu të ka caktuar, do të jesh njeriu më i pasur.
* Sillu mirë me fqinjin tënd, do të jesh besimtar i vërtetë.
* Duaje për njerëzit atë që e do për veten tënde, do të jesh musliman i plotë.
* Mos qesh shumë, sepse e qeshura e tepërt e vdes zemrën.

Hadithi është hasen (i mirë).

Përfundim

Këto pesë hadithe janë prej fjalëve gjithëpërfshirëse të Pejgamberit ﷺ. Kush i lexon, i mëson përmendësh dhe punon sipas tyre, ato i mjaftojnë për të mirën e kësaj bote dhe i bëjnë dobi në Ahiret.

O Allah! Na dhuro dije të dobishme dhe vepra të mira. Amin.

Këto hadithe i përzgjodhi kërkuesi i dijes dhe shërbëtori i Sunetit, Abdul Kadir Arnauti (Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me të mira).

Përktheu: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit