8.4 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

A pranohet agjërimi nëse nuk e japim zekati fitrin në ushqime?

Më të lexuarat

 

بسم الله الرحمن الرحيم

Pyetje: A pranohet agjërimi nëse nuk e japim zekati fitrin në ushqime?

Përgjigje: Shumica e shkollave juridike (medh’hebeve) dhe dijetarëve të ndryshëm janë të mendimit se zekati i fitrit duhet të jepet në ushqime dhe jo në vlerë monetare. Ndërsa një pjesë e dijetarëve, përfshi këtu medh’hebin hanefi, mendojnë se zekati i fitrit mund të jepet edhe në vlerë monetare, sidomos kur bëhet fjalë për ato vende ku standardet e jetës janë të atilla sa ushqimet bazike nuk u bëjnë aq dobi sa duhet nevojtarëve. Pra nuk ka unanimitet për këtë çështje, paçka se suneti profetik përkon me mendimin e parë. Sidoqoftë kjo tregon se forma e dhënies së zekatit të fitrit në ushqime apo në vlerë monetare nuk lidhet me pranimin ose jo të agjërimit.

Zekati i Fitrit jepet për të shprehur falënderimin ndaj Allahut, për t’u pastruar nga të metat që kanë kaluar gjatë Ramazanit dhe për t’u garantuar të varfërve ushqimin e asaj dite, në mënyrë që të mos lypin të paktën për ditën e Bajramit. Nga Ibn Abasi (radijaAllahu anhu) përcillet se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) e obligoi zekatin e fitrit si pastrim për agjëruesin nga falët e kota dhe të turpshme dhe si ushqim për nevojtarët. Kush e jep atë para namazit (të Bajramit), ai është një zekat i pranuar, e kush e jep atë pas namazit, atëherë është një lëmoshë si të tjerat.” (Ebu Daudi nr. 1384, Ibn Maxha nr. 1823)

Pra pa marrë parasysh formën e dhënies se zekatit, në të dyja format është arritur që edhe nevojtarët të kenë mundësi të gëzojnë e të mos e shtrinë dorën e nevojës për ditë Bajramit. Kështu që zekati fitri është një adhurim më vete që jepet në fund të agjërimit, por forma e tij (në të holla apo ushqime) nuk lidhet me vetë pranimin ose jo të agjërimit.

Allahu e di më së miri!

Komisioni i Pyetje & Përgjigjeve pranë LHSH

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit