19.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Myftiu Tërnava u prit në takim nga kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Fadil Nura

Më të lexuarat

Prishtinë, më 8 prill 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, vizitoi sot Komunën e Skenderajt, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, z. Fadil Nura dhe nënkryetari, z. Sami Lushtaku.

Ky takim i parapriu vënies së gurthemelit të xhamisë së re në Skenderaj, që pritet të ndërtohet afër Shkollës Profesionale.

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, falënderoi Komunën e Skenderajt për bashkëpunimin e shkëlqyer në krijimin kushteve për besimtarët myslimanë, me ç’rast do të ndërtohet edhe një xhami e re.

Myftiu Tërnava, theksoi faktin e rëndësisë së xhamisë për besimtarët myslimanë, duke potencuar se xhamia shërbën për adhurim ndaj Zotit dhe si e tillë, ushqen besimtarin për paqe, tolerancë dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

Në anën tjetër, edhe kryetari i Komunës, z. Fadil Nura, u shpreh i kenaqur që përmes këtij projekti po mund të koontribuojnë për besimtërët myslimanë të Skenderajt, duke u krijuar kushte të përshtatshme.

Kryetari Nura shprehu gatishmëri të plotë në përmbushje të këtij projekti që është në shërbim të komunitet myslimanë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit