6.7 C
Pristina
Wednesday, October 16, 2024

A lejohet ortakëria me personin që i ka lekët me kredi?

Më të lexuarat

Pyetje: A lejohet te jem ortak me dikë që i ka leket me kredi, pra ka një kapital që e ka marrë kredi në bankë dhe unë bëhem ortak me të duke i ofruar punën time dhe aftësinë në një fushë të caktuar dhe biem dakord për përqindjen e fitimit?

Përgjigje:
Ajo që kuptohet është se kjo kredi është marrë me kamatë, pasi kështu veprojnë zakonisht bankat konvencionale. Duhet ditur se kamata është e ndaluar në Islam. Allahu i Madhëruar thotë:
“وأحل الله البيع وحرم الربا”
“E Allahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatën…” (El-Bekare 275)
Por fakti që kapitali në këtë rast është marrë me kredi në bankë me kamatë nuk ndikon në lejueshmërinë e kësaj kontratë ortakërie, sepse gjykimi këtu ka dy anë:
E para: marrja e kredisë me kamatë në bankë dhe këtu përgjegjësia bie mbi personin që ka kryer këtë veprim.
E dyta: lidhja e kësaj kontrate ortakërie e cila është e lejueshme kur përcaktohet qartë përqindja e fitimit të dy palëve.
Juristët myslimanë kanë përmendur se ortakëria me zullumqarin, rryshfetxhiun, atë që nuk ruhet nga kamata, atë që pasurinë e ka të përzier hallall dhe haram etj., edhe pse është e lejuar, ajo është e papëlqyer.
Shejh Zekerija El-Ensari në librin El-Gurer El-Behijeh fi sherh El-Behxheh El-Uerdijeh (3/176) ka thënë: “Ortakëria me jobesimtarin, me atë që nuk ruhet nga kamata dhe të ngjashëm me ta, është e papëlqyer (mekruh)”.
El-Behutij ka thënë: “Është e papëlqyer tregtia me atë person që e ka pasurinë të përzier hallall dhe haram… dhe ky mospëlqim shtohet apo pakësohet në bazë të sasisë së haramit”. Keshaf el-kina an metn el ikna 8/476

Prandaj, ju duhet ta këshilloni këtë person që të pendohet nga marrja e kredisë me kamatë, t’i kërkojë falje Allahut për këtë veprim, dhe të vendosë që mos ta bëjë më diçka të tillë.
Ndërsa ju vetë, nëse nuk e keni të nevojshme, më mirë ta shmangni një ortakëri të tillë dhe të përpiqeni të gjeni ortak tjetër ku kapitali të jetë fituar me rrugë legjitime hallall.

Allahu e di më mirë.

Komisioni i pyetje përgjigjeve pranë LHSH-së.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit