21.3 C
Pristina
Saturday, July 13, 2024

A lejohet lëshimi i Kur’anit në një lokal ku nuk ka alkool?

Më të lexuarat

Pyetja

A lejohet lëshimi i Kur’anit në lokal? Këtu në fshatin ku jetoj, kemi një lokal ku jemi të gjithë myslimanë dhe nuk shërbehet alkool, vetëm kafe?

Përgjigja

Lejohet vetem në rast se kihet për qëllim dëgjimi i Kuranit nga se paku njëri prej muslimanëve që janë të pranishëm, ngase Allahu thotë në  Kuran: “Kur të lexohet Kurani, dëgjojeni atë dhe kushtojini vëmendjen e plotë, në mënyrë që të mëshiroheni!” (El-A’raf, 204)

Por, assesi nuk lejohet të lëshohet si zëvendësim i muzikës, ilahive apo me qëllim të mbushjes së hapësirës me zhurmë. Duhet të kemi kujdes ngase ajo nuk është e folme e njerëzve, por Fjala e Allahut.
Allahu e di më së miri!

Burimi: pergjigje.net

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit